12.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRekord lejesh në bregdet/ Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Tirana “ngec” pas...

Rekord lejesh në bregdet/ Durrësi kthehet në kantier ndërtimi, Tirana “ngec” pas 5 vitesh

Qarku i Durrësit do të kthehet në kantier ndërtimi, teksa numëron një numër rekord lejesh të firmosura në tre muajt e parë të vitit. Nga ana tjetër, Tirana ka dhënë numrin më të vogël të lejeve ndërtimore në 5 vjet.

Në kryeqytet ritmi i ndërtimit po bie. Kjo, pasi lejet dhe sipërfaqja ndërtimore janë zvogëluar. Në periudhën janar-mars 2023, bashkia ka dhënë 79 leje për në një hapësirë të lirë 200 mijë metra katrorë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit 2022, u dhanë 112 leje në 800 mijë metra katrorë.

Të dhënat e përcjella nga Instituti i Statistikave tregojnë se pas bumit të madh 5-vjecar në ndërtim, ky është niveli më i ulët.

Megjithatë në rang vendi, të gjitha bashkitë së bashku kanë rritur numrin e lejeve ndërtimore, nga 397 fillim vitin e kaluar, në 429 këtë vit.

Stafetën e Tiranës e ka marrë Durrësi, i cili  në muajt apo vitin në vazhdim do bëhet kantieri më i madh ndërtimor, pas 190 lejeve të firmosura në tre muaj.

Kërkesat e shtuara për vila dhe hotele në bregdet, rindërtimi pas tërmetit dhe projekti për transformimin e portit kanë shtuar kërkesën jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por edhe në qytetet e tjerë të qarkut.

Në tremujorin e parë 2023, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21 miliardë lekë, nga 39 miliardë lekë miratuar në tremujorin e parë 2022, duke shënuar ulje prej 46%.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat