20.5 C
Tirana
Monday, May 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRegjistrohet dita më e nxehtë në nivel global

Regjistrohet dita më e nxehtë në nivel global

3 Korriku 2023 është regjistruar si dita më e nxehtë ndonjëherë në nivel global.

Temperatura mesatare globale arriti në 17.01 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e Gushtit 2016 prej 16.92 gradë Celsius.

Studiuesit amerikanë thanë se rekordi i ri ishte më i larti në çdo rekord instrumental që daton nga fundi i shekullit të XIX. SHBA-ja jugperëndimore ka vuajtur nga një valë shumë e nxehtë javët e fundit.

Temperatura të hënën në Arizona u regjistrua si më e larta për këtë vit.

Në Kinë, vazhdoi një valë e qëndrueshme e të nxehtit, me temperatura mbi 35 gradë Celsius.

Në Afrikën Veriore, temperaturat iu afruan 50 gradë Celsius. Madje edhe Antarktida, aktualisht në dimër, regjistroi temperatura jashtëzakonisht të larta.

LEXO EDHE: Vera dhe rreziqet që na kanosen/ Si të mbrojmë financat, të kursejmë para dhe të jetojmë të qetë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat