15.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRasti i parë me 'Flurona' në Maqedoninë e Veriut/ 26 vjeç, i...

Rasti i parë me ‘Flurona’ në Maqedoninë e Veriut/ 26 vjeç, i vaksinuar dy herë

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 1.375 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), si dhe dy viktima, transmeton Anadolu Agency.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka arritur në 228.540, ndërsa numri i vdekjeve në 8.000.

Vendi po ashtu ka regjistruar 217 pacientë të tjerë të shëruar, duke e çuar në 213.722 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër pandemisë.

Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.818.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.626.464 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 7.188 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Instituti i Shëndetit Publik ka konstatuar një rast me “Flurona”, infeksion i kombinuar me virusin e gripit dhe koronavirusit.

Në njoftim thuhet se bëhet fjalë për një pacient 26-vjeçar, i cili, siç thuhet, në fund të dhjetorit është kthyer nga SHBA-ja dhe, sipas anketës epidemiologjike, ai ka qenë i vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër COVID-19.

Lexo edheNë vend po qarkullon Delta dhe Omicron, si të mbroni veten dhe të afërmit tuaj

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat