21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRaporti/ Ndryshimet klimatike mund të rrisin me 1.9% inflacionin në Shqipëri

Raporti/ Ndryshimet klimatike mund të rrisin me 1.9% inflacionin në Shqipëri

Rritja e temperaturave mesatare, mund të rrisë inflacionin vjetor të ushqimeve, deri në 3.2% në vit dhe inflacionin e përgjithshëm, deri në 1.18% në vit deri në vitin 2035, sipas një studimi të ri nga Instituti Potsdam për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK).

Referuar raportit, inflacioni vjetor i ushqimeve nga temperatura në Shqipëri do të rritet me 1.89% deri në vitin 2035.

Në studim, shkencëtarët shikuan se si faktorët klimatikë, si temperaturat e larta dhe reshjet ekstreme, kanë ndikuar në inflacionin historik, por ata nuk u përqendruan se cilët artikuj ushqimorë mund të prekeshin më shumë.

“Duke parë mbi 27.000 regjistrime të të dhënave historike, ne zbuluam se rritja e temperaturave, mund të rrisë çmimet e ushqimeve, veçanërisht në rajonet dhe stinët e nxehta”, tha Dr Max Kotz, një nga autorët e studimit.

“Në kushtet e ardhshme klimatike, këto ndikime mund të bëhen të mëdha, afërsisht 1-3% pikë në vit mbi inflacionin e ushqimeve deri në vitin 2035, duke kërcënuar stabilitetin e çmimeve të bankave qendrore si BQE, e cila synon të mbajë inflacionin nën 2%.

Ndërkohë, inflacioni total mund të rritet me 0.32-1.18% çdo vit mesatarisht, në nivel global, zbuloi studimi.

Çmimet në rritje ose të paqëndrueshme, kërcënuan mirëqenien ekonomike dhe njerëzore, si dhe stabilitetin politik, vuri në dukje raporti, duke cituar se kriza e kostos së jetesës 2021-2022, shtyu 71 milionë njerëz të tjerë në varfëri në të gjithë botën, sipas OKB-së.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike/ Çfarë rrezikon Shqipëria dhe çfarë duhet të bëjmë?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat