14.5 C
Tirana
Friday, May 10, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetQeveria mori 380 mln $ borxh në tregun e brendshëm/ Emetohen 38...

Qeveria mori 380 mln $ borxh në tregun e brendshëm/ Emetohen 38 mld lekë bono e obligacione, kërkesë e lartë nga bankat e individët

Edhe muaji mars është mbyllur me nivel të lartë borxhi në tregun e brendshëm nga ana e Ministrisë së Financave.

Sipas të dhënave zyrtare, në përputhje me kalendarin tremujor të emetimeve, në muajin mars 2023 Ministria e Financave dhe Ekonomisë zhvilloi nëntë ankande, duke ofruar 38 miliardë lekë në total, apo afërisht 380 milionë dollarë, prej të cilave 27.5 miliardë lekë bono thesari dhe 10.5 miliardë lekë obligacione.

Për bonot e thesarit, yield-i mesatar i ofertave konkurruese varioi nga 2.81% (3M) në 3.98% (12M), ndërsa për obligacionet yield-i varioi nga 4.50% (2V) në 5.45% (7V). Raporti i mbulimit varioi nga 1.17 (3M) në 3.19(7V), me asnjë ankand të pambuluar. Gjithashtu, në muajin mars u rihapën katër obligacione, kontretisht 2-vjeçar, 7-vjeçar Ref. 3-vjeçar dhe Ref.-5 vjeçar, me shumë totale të alokuar prej 11.884 miliardë lekë.

Karakteristika e veçantë e muajit mars ishte që për herë të parë bonot e thesarit treguan shenja të frenimit të rënies së normave bazë e nisr që prej muajit nëntor të vitit 2022.

Për herë të parë në tre muaj, Bonot e Thesarit me afat maturimi 12 mujor kanë ndalur tendencën rënëse duke shënuar edhe një rritje të lehtë.

Në ankandin e fundit për muajin mars, ato janë shitur me normën mesatare 3.93%, nga 3.91% në ankandin e mëparshëm.

Tendenca frenuese ishte vërejtur edhe në bonot me afat maturimi 3-mujor, që gjithashtu shënuan një rritje minimale në ankandin e mesit të marsit.

Ky frenim tregon se mbireagimi i tregut ndaj letrave me vlerë të qeverisë i nisur që në tremujorin e fundit të vitit të shkuar ka ndaluar tashmë, në një kohë që vjen edhe menjëherë pasi Banka e Shqipërisë vendosi javës së shkuar të rrisë më tej normën bazë të interesit. Tashmë ajo është në nivelin 3% dhe pritet të ndikojë përsëri në normat e interesave të letrave me vlerë të Qeverisë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat