16.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPse varianti "Omicron" mund të shënojë fundin e pandemisë?

Pse varianti “Omicron” mund të shënojë fundin e pandemisë?

Maria Rita Gismondo shprehet optimiste për mundësinë e përfundimit të pandemisë së Covid.

E ftuar në emisionin “L’aria che tira” në La 7 Në itali, drejtuesja e laboratorit të Mikrobiologjisë në spitalin Sacco të Milanos, ndan të njëjtin qendrim me një kolegun e saj, Andrea Crisanti.

Nëse varianti “Omicron” do të rezultojë pak i rrezikshëm, “kjo do të jetë prova se epidemia ka përfunduar sepse do të ushqehej nga një variant që të imunizon pa të bërë keq” ka konfirmuar Crisanti.

Jemi duke përjetuar një periudhë vërtet unike në aspektin historik. Do ta kujtojmë në librat e historisë mbase për shekuj. Në çdo rast, duke u kthyer te ky variant, unë kam qenë e ashpër me ata që janë shprehur në mënyrë katastrofike për këtë variant që ende nuk e njohim. Mendoj se është, para së gjithash, një detyrë që të parandalojmë pandeminë tjetër që po ecën paralelisht, pandeminë e terrorit, që nuk i bën mirë askujt. Si mjeke them që duhet t’u japim pacientëve gjithnjë një mundësi shprese. Duhet të bëhet kujdes dhe të peshohen fjalët. Sigurisht unë nuk jam një ekonomiste, por kanë rënë bursat, njerëzit janë panikosur. Realiteti i vetëm është se ky variant është i panjohur nga pikëpamja shkencore.

Thjesht është identifikuar. Po u them më shumë: Informacionet e vetme që po marrim për të janë ato pozitive dhe optimiste. Sot kam lexuar me kenaqësi deklaratën e kolegut tim që thotë madje se kjo mund të shënojë fundin e pandemisë. Probabiliteti që virusi të jetë më i keq është i barabartë me atë që mund të jetë më i mirë. Sepse nuk është se virusi e programon se si do të jetë. Duke u shumuar, bën gabime. Shumë herë, janë në favorin e tij.

Herë të tjera, për fatin tonë, janë në favorin tonë. Të gjitha rastet në Afrikë janë të lehta dhe nuk çojnë në shtrime në spitale. Dhe anëtarët e familjes italiane që janë infektuar ne këtë variant janë të gjtihë mirë”. shprehet dr. Gismondo.

/Business.it

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat