5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPropozohet rritja e moshës për patentën/ Shoferët e autobusit mund të mbajnë...

Propozohet rritja e moshës për patentën/ Shoferët e autobusit mund të mbajnë leje drejtimi deri 70-vjeç

Socialistët kanë propozuar ndryshime në kodin rrugor të cilat përmbajnë kushte të reja për pajisjen me patentë pas moshës 65-vjeç.

Arben Pëllumbi u shpreh se ky prag do të rritet deri në 70-vjeç duke theksuar se pas një viti të caktuar vihen disa kushte që shoferët të mos drejtohen mjete të mëdha si kamionë apo autobusë, por p.sh. furgon.

“Ne sot kemi një kufizim te mosha 50-vjeç dhe pastaj ulet mosha me të cilën ti patentohesh. Sot e zgjasim deri në 70 vjeç duke pasur parasysh rritjen e jetëgjatësisë. Rritet edhe mosha me të cilën ti ke të drejtë të kesh një leje drejtimi.

Nëse një shofer kamioni dhe autobusi që nuk e bënte dot këtë punë pas moshës 65-vjeç, pas kësaj moshe ai nuk do jetë më shofer kamioni apo autobusi por mund të marrë furgon. I japim këtë lloj mundësie”, tha Pëllumbi.

LEXO EDHEAksidentet ndodhin, kini mendjen! Me Kasko nga SIGAL UNIQA, nuk shqetësoheni për asgjë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat