18.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPranë jush atëherë kur keni më shumë nevojë

Pranë jush atëherë kur keni më shumë nevojë

Rastet e kancerit në mbarë botën pritet të rriten me 55% deri në vitin 2040 krahasuar me vitin 2020, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nëse shkalla e kancerit mbetet e qëndrueshme dhe rritja dhe plakja e popullsisë vazhdojnë paralelisht, vlerësohet se 28 milionë raste të reja do të shihen në mbarë botën deri në vitin 2040, thotë OBSH-ja.

Gjithashtu, pritet që deri në vitin 2040 të ketë rritje prej 54.9% të rasteve me kancer në krahasim me vitin 2020, ku kjo rritje pritet të jetë 60.6% më e lartë tek meshkujt sesa tek femrat.

Llojet më të zakonshme të kancerit njihen si kanceri i mushkërisë, prostatës, kolorektal, stomakut dhe mëlçisë tek meshkujt ndërsa te gratë, kanceri i gjirit, kolorektal, mushkërisë, qafës së mitrës dhe tiroides.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtime nga statistikat botërore teksa në dy dekadat e fundit sëmundshmëria nga kanceri është rritur me shifra të frikshme.

Konkretisht në vitin 2022 janë konstatuar rreth 8,000 raste të reja të individëve të prekur nga kanceri ndërkohë që vitin e ardhshëm pra në vitin 2025 pritet që të jenë 8,600 raste të reja në total.

Specifikisht, në vitin 2022 rreth 4,600 raste të identifikuara i përkisnin burrave dhe 3,400 grave, ndërkohë që në vitin 2025 pritet që të ketë një rritje me rreth 7% të rasteve të reja të kancerit për të dyja gjinitë. Në vlerë absolute mund të themi se vitin e ardhshëm pritet të jenë 3,670 gra dhe 4,930 burra të prekur nga kanceri.

 

Por teksa numri i rasteve rritet, rritet edhe barra emocionale dhe ekonomike e të sëmurëve dhe familjarëve të tyre.

Rreth 30-50% e vdekjeve të lidhura me kancerin mund të parandalohen nëse zbulohet në fazat e hershme dhe trajtim efektiv, por për të arritur diçka të tillë sigurisht që kërkohen shumë të mëdha parash.

Kirurgjia, kimioterapia, terapia me rrezatim etj janë trajtime që duan buxhet të konsiderueshëm. Ndaj shpeshherë dëgjojmë për familje që shesin prona, marrin kredi në banka apo borxhe te miqtë e tyre për të përballuar kostot e një sëmundje të tillë.

Por gjithmonë ka një zgjidhje…

SIGAL UNIQA Group Austria duke parë këtë situatë, që sa vjen dhe rëndohet, solli për herë të parë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut “Sigurimin anti-Tumor“, dedikuar plotësisht këtyre sëmundjeve.

Nën moton “Merr paratë dhe kujdesu për veten”, SIGAL UNIQA e ofron këtë siguracion si një mundësi shumë e mirë për lehtësimin e barrës financiare duke i dhënë kështu mundësinë pacientit të mos mendojë për paratë e kurimit por të përqëndrohet në luftimin e sëmundjes.

Benefitet e “Sigurimit anti-Tumor”:

–   Nuk plotëson pyetësor shëndetësor

–   Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht

–   Zona e mbulimt është e pa limituar (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut…)

–   Nuk ka limit moshe

–   Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.

–   Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

–   Mund të porositet edhe Online në www.sigal.com.al

Çdo sëmundje, sado e vështirë të jetë, është e kurueshme nëse je në vendin e duhur dhe në kohën e duhur. Ndaj “Sigurimi Anti-Tumor duhen parë si një mundësi e artë për ti paraprirë çdo të papriture shëndetësore.

Për të marrë një ofertë ose për të mësuar më shumë, shkruani tani në:

Whatsapp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: Intervista/ CEO i “UNIQA”: U japim siguri mbi 16 milionë njerëz në Austri dhe pothuajse të gjithë Evropën Juglindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat