12.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPo shtynin makinën kur u përplasën nga një tjetër mjet, humb jetën...

Po shtynin makinën kur u përplasën nga një tjetër mjet, humb jetën në spital 15-vjeçari në Sarandë

Merr përmasa tragjike ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku 4 persona u përplasën nga një automjet (Lexo më shumë).

Burime zyrtare të policisë thonë se 15-vjeçari Enkelejd Çaushi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga kjo ngjarje, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetën në spital.

Rreth orës 21:40 të mbrëmjes së djeshme, adoleshenti së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën që kishte pësuar defekt. Ata ndodheshin në aksin rrugor Sarandë-Ksamil.

Në këtë moment, një tjetër makinë që drejtohej nga 20-vjeçari Elidon Aliu i mori para. Për pasojë u plagos rëndë 15-vjeçari dhe një 24-vjeçar.

Aliu u shoqërua në komisariat menjëherë pas ngjarjes, ndërsa këtë të premte policia njoftoi arrestimin e tij.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, Enkelejd Çaushi, 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, tha policia e Vlorës në njoftimin e saj për mediat këtë të premte.

LEXO EDHE: Çfarë ndodh nëse përfshihemi në aksident dhe nuk kemi Sigurimin TPL? Cilat janë limitet e përgjegjësisë? Po KASKO çfarë mbulon?

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat