13.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërplasen dy makina në Gjirokastër, drejtuesit përfundojnë në spital

Përplasen dy makina në Gjirokastër, drejtuesit përfundojnë në spital

Dy automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Gjirokastër,  në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”.

Sipas informacioneve paraprake, raportohet jo vetëm për dëme materiale pasi edhe dy drejtuesit e automjeteve kanë mbetur të lënduar.

Shkak për aksidentin mendohet se është bërë lagështia në rrugë dhe mjegulla e dendur.

LEXO EDHE: Keni siguracionin TPL dhe jeni përfshirë në një aksident? Ja si duhet të veproni

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23 vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”.

LEXO EDHE: Aksident në Librazhd/ Përplaset kamioni me veturën, tre të plagosur

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat