15.5 C
Tirana
Tuesday, May 14, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytjet në Pejë/ U jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe djalit...

Përmbytjet në Pejë/ U jepet sot lamtumira e fundit nënës dhe djalit të saj 5-vjeçar

Dita e Shtunë ishte e rëndë dhe tragjike për familjen Ademaj nga Peja.

Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni 5 vjeçar, janë dy viktimat që humbën jetën tragjikisht nga përmbytjet masive që përfshinë qytetin.

LEXO EDHE: VIDEO/ Përmbytje të mëdha në Pejë, nënë e bir humbin jetën. Dëme të mëdha materiale

Fillimisht u konfirmua se vogëlushi ishte dërguar në spital pa shenja jete, ndërsa nëna e tij rezultonte e zhdukur. Por tragjedia u thellua, kur Policia njoftoi se edhe gruaja u gjet e vdekur.

Nga familja Ademaj kanë njoftuar se sot do t’iu jepet lamtumira e fundit dy familjarëve të tyre, në varrezat e qytetit, duke filluar nga ora 15:00.

Banesa e viktimave

Çfarë lanë pas përmbytjet në Pejë

Ndryshimet klimatike, një këmbanë e fortë alarmi!

Shkencëtarët paralajmërojnë se një atmosferë më e nxehtë është një atmosferë më e lagësht. Ajri më i ngrohtë mund të mbajë më shumë ujë, duke ndihmuar në prodhimin e reshjeve më intensive dhe stuhive më të forta.

Ndërsa klima ngrohet, stuhitë që dikur mendohej se ishin jashtëzakonisht të rralla, priten të bëhen më të shpeshta.

Ndryshimet klimatike po rrisin ekspozimin e Shqipërisë ndaj fatkeqësive natyrore

Fondi Monetar Ndërkombëtar, në një studim të fundit për ndikimet klimatike në ekonominë e Shqipërisë, vuri në dukje se gjatë dy dekadave të fundit, shpeshtësia e fatkeqësive natyrore është rritur me më shumë përmbytje, zjarret etj.

Sipas FMN, gjatë periudhës 1980 – 2021 fatkeqësitë natyrore kanë cënuar jetën dhe pasurinë e 438,000 njerëzve dhe kanë krijuar 802 milionë dollarë dëme.

Shqipëria goditet mesatarisht nga një fatkeqësi natyrore në vit dhe çdo fatkeqësi krijon dëme me rreth 1.3% të PBB-së dhe prek rreth 5,000 në 100,000 banorë.

Shumë rreziqe, pak sigurime

Edhe pse Shqipëria rënditet mes shteteve më të rrezikuara nga fatkeqësitë natyrore, vendi ynë vijon të jetë i fundit në Evropë sa i përket shpezimeve mesatare për frymë për sigurime.

Sikur të mos mjaftonin përmbytjet e përvitshme, zjarret e përhershme, aksidentet me bombolat e gazit që sa vijnë dhe shpeshtohen apo tërmetet tragjike të vitit 2019, shqiptarët vijojnë të jenë të pandërgjegjësuar mbi rëndësinë e të qënurit të siguruar.

Pse nevojitet Sigurimi?

Individët, familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe lënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto “fonde emergjence”.

Për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve. Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesi fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë.

Ndaj apeli ynë është: Sigurohu sot, para se të jetë shumë vonë nesër…

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat