18.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërmbytje në Itali dhe Ballkan, tërmet në Greqi, stuhi në Turqi/ I...

Përmbytje në Itali dhe Ballkan, tërmet në Greqi, stuhi në Turqi/ I keni siguruar banesat, bizneset dhe automjetet?

Po ndodh pikërisht ajo çfarë ekspertët paralajmërojnë prej kohësh.

Efektet e ndryshimeve klimaterike do të shtojnë fatkeqësitë natyrore kudo në botë, përfshirë edhe rajonin tonë.

Pas përmbytjeve katastrofike në Itali, Kroaci, Serbi dhe Bosnje Hercegovinë, një tërmet 5.1 ballë goditi mbrëmjen e së enjtes ishullin grek të Kretës, ndërsa Turqia është përballur ditët e fundit me stuhi të fuqishme ere, kryesisht në kryeqytetin Ankara, që lanë dëme të mëdha materiale.

Pasojat e përmbytjeve në Itali

Pasojat e stuhisë së erës në Turqi

Pasojat e tërmetit në Greqi

Ndryshimet klimatike nuk po kërcënojnë thjesht rajonin dhe Europën, por edhe Shqipërinë

Sipas raportit vjetor të rrezikut botëror, kryer nga Banka Botërore, i cili llogarit Indeksin e Rrezikut të Fatkeqësive për 180 vende bazuar në ekspozimin, ndjeshmërinë, cenueshmërinë, dhe kapacitetet përballuese dhe përshtatëse, Shqipëria renditet e para në Evropë dhe e 61-ta në botë.

Nga territori i përgjithshëm i Shqipërisë, 86% është e prirur ndaj fatkeqësive; kjo zonë gjeneron 88.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP).

Humbjet mesatare vjetore për shkak të fatkeqësive janë rreth 2.5% e GDP-së, ku vetëm nga përmbytjet dëmet llogariten mesatarisht 48 milionë dollarë në vit.

Por teksa fatkeqësitë natyrore po intensifikohen, sa të përgatitur jemi? Sa prej nesh kanë siguruar banesat, bizneset apo automjetet?

Si mund të lesh banesën, biznesin apo automjetin pa mbrojtje teksa çmimet e sigurimeve në vendin tonë vijojnë të jenë ende të ulta.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin, banesën, biznesin apo automjetin, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

Dhe e dini sa kushton Sigurimi i Pronës? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose më pak se një kafe në ditë.

Po, po. Kaq lirë është.  Dhe ju mbulon dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:

  • Zjarrit
  • Tërmetit
  • Breshërit
  • Përmbytjeve
  • Stuhive etj.

Për më tepër që në SIGAL UNIQA, Sigurimi i Shtëpisë mund të kryhet edhe online, në pak minuta përmes faqes së internetit www.sigal.com.al.

Po makinën, cili siguracion e mbron nga fatkeqësitë natyrore?

Siguracioni KASKO është i vetmi siguracion automjeti që mbulon gabimet tuaja, gabimet e të tjerëve por edhe gabimet e natyrës!

Pse automjetin tuaj duhet t’ja SIGAL UNIQA Group Austria-s?

Më poshtë po ju sjellim një rast konkret nga Shkodra, zonë që thuajse çdo vit preket nga përmbytjet.

Makina luksoze, tip BMW, në pronësi të një qytetari të njohur në qytetin veri-perëndimor, u shkatërruar plotësisht si pasojë e reshjeve të dendura të fundvitit të shkuar të cilat përmbytën edhe garazhdin e banesës.

Automjeti u dëmtua plotësisht por falë siguracionit KASKO në SIGAL UNIQA, pronari i tij, në një kohë rekord, u dëmshpërblye nga kompania e sigurimit në një vlerë mbi 30 mijë euro.

Kjo shumë i mundësoi qytetarit të mos shqetësohet për humbjen e pësuar por shumë shpejt ta zëvendësojë atë me një automjet të ri.

Llogarit dhe porosit online Siguracionin KASKO: https://sigal.com.al/merr-cmim

Vlerësojini ato që keni duke i siguruar në kompaninë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria.

Ju duhet një ofertë? Shkruani tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 068 60 62 829

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat