11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPërfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati në Tiranë; në...

Përfshihet nga flakët kati i 9-të i një pallati në Tiranë; në Elbasan bombola e gazit djeg apartamentin

Pasditen e djeshme një zjarr ka përfshirë një pallat në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë.

Zjarri nisi pas një defekti në kabujt e shpërndarjes së rrjetit elektrik dhe më pas është përhapur në  katin e nëntë të pallati.

Në vendngjarje arritën zjarrfikësit dhe policia, ndërsa banorët e alarmuar kanë dalë menjëherë nga pallati.

Shumë prej tyre shfaqën probleme me asfiksimin nga tymi i rëndë, ndërsa nuk kishte viktima dhe të lënduar.

LEXO EDHE: Njëherë ja shembi tërmeti, pastaj ja dogji zjarri, familja mbetet në qiell të hapur/ Ende nuk keni një sigurim për pronën tuaj?!

Po pasditen e djeshme, një tjetër apartament u përfshi nga flakët në Elbasan, pa të lënduar.  Zjarri përfshiu ballkonin e një apartamenti në lagjen ‘Vullnetari’.

Shkak për këtë zjarr u bë bombola e gazit ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës/ SIGAL UNIQA, më e besuara tek shqiptarët edhe gjatë vitit 2022

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat