16.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Pensionet Private në Fokus"/ Konferenca e Parë rajonale: Nevojë për një sistem...

“Pensionet Private në Fokus”/ Konferenca e Parë rajonale: Nevojë për një sistem shumëkolonësh

8Po zhvillohet në Tiranë Konferenca e Parë Rajonale “Pensionet Private në Fokus”, organizuar nga Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve dhe Fondeve të Investimit.

Gjatë fjalës përshëndetëse, Kryetari i Shoqatës Z.Elvis Ponari u shpreh se, qëllimi primar është njohja me sistemin e Pensioneve Private duke parë krizën me tē cilën po përballet skema shtetërore e pensioneve. 

Sipas z.Ponari, Shqipëria po vuan sot krizën e pensioneve, edhe si shkak i emigrimit të lartë dhe lindshmërisë së ulët çka po bën që numri i kontribuesve dhe përfituesve të barazohet.

Sipas tij, Evropa nuk ka pensione me të larta por ndryshe nga Shqipëria ka tre sisteme pensionesh, të ndara në 3 kolona, që mundëson të ardhura më të larta në moshën e pensioneve. 

Ai kërkoi implementimin sa më shpejt të Kolonës II si zgjidhja më e mirë për momentin që po kalon Shqipëria.

Kolona e Dytë është sigurimi i pensiomit nga punësimi me financim kapital ku çdo i siguriar në skemën e sigurimit të detyrueshëm shtetëror (Kolona e Parë) paguan një pjesë të kontributeve individuale në një fond privat pensionesh. Në këtë mënyrë, me plotësimin e kushteve për përfitim pensioni, të ardhurat e personave tē siguruar përbëhen nga dy burime: një pension nga skema e sigurimit të detyrueshëm shtetëror dhe një pension nga skema e sigurimit të pensionit nga punësiminme financim kapital”. 

Pas z.Ponari fjalën e morën Këshilltari i Presidentit z.Arjan Kadareja, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë z.Eduart Shalsi, anëtari i Bordit Mbikqyrës të AMF z.Deniz Deralla dhe zv.ministër i Ekonomisë dhe Financave z.Endrit Yzeiraj.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm i ISSH, Z.Hodo, ndër të tjera u shpreh:

Ne nuk jemi konkurrentë por komplementarë të njëra-tjetrës për të realizuar një kontribut të denjë për qytetarët. Atë që nuk realizojmë dot ne, e plotëson skema private dhe e kundërta duke realizuar një mbrojtje shoqëore të kënaqshme. A ka mundësi Shqipëria sot dhe a duhet të krijojë kolonën e dytë? Shprësoj që kjo konferencë ta bëjë kërë, të shtrojë si mund të bëhet, kur mund të bëhet sepse ky është një proces reformimi që kqrkon një diskutim te gjerë, kërkon angazhimin e të gjithëve qe produkti të jetë gjithëpërfshirëse, e pranueshme nga të gjithë.”

I pranishëm në konferencë, ambasadori austriak në Tiranë Christian Steiner falenderoi Shoqatën dhe z.Ponari për organizimin duke u shprehur se cështja e pensioneve është një temë aktuale për Shqipërinë duke parë lëvizjet emigratore.

Konferenca vijoi më pas me panelistë të tjerë, vendas dhe të huaj, të cilët diskutuan mbi mbrojtjen e investitorit, qëndrueshmërinë dhe reformën e pensioneve. Ndërsa të ftuarit nga Rajoni dhe Europa dhanë shembujt e tyre se si në këto vende janë implementuar skemat e pensioneve private.

Sot, pensionet private janë një skemë sociale që operojnë nē Shqipëri prej 17 vitesh dhe përfaqësohen nga kompanitë më në zë dhe të suksesshme të vendit, me synimin e vetëm: një pension shtesë për çdo qytetar në momentin që ndalon së punuari.

Ndër tē tjera, paratë e investuara nē fondet e pensioneve nuk humbasin. Ato trashëgohen nga pasardhësit, ndryshe nga pensioni shtetëror që pushon së ekzistuari me humbjen e jetës së pensionmarrësit. 

Ndërkohë me miratimin e afërt të projektligjit “Për Pensionet Private” nga ana e Parlamentit, pritet ti hapë rrugë rritjes së aseteve në Fondet private, do të shtojnë gamën e produkteve dhe shtimin e interesit për punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Sot në vendin tonë operojnë 4 fonde pensionesh private, të cilat numërojnë mbi 37 mijë anëtarë dhe menaxhojnë një total asetesh prej afro 53 milionë eurosh. 

Me pak fjalë, këtë skemë e kanë përqafuar më pak se 3% e forcave të punës në vend. Ndaj duhet punuar më shumë mbi informimin dhe edukimin e qytetarëve.  

LEXO EDHE: Numri i anëtarëve në fondet private të pensionit arrin në mbi 37 mijë, SIGAL UNIQA Fond Pensioni ruan lidershipin në treg

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat