13.5 C
Tirana
Saturday, December 7, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas tre vjetësh Shqipërisë i shtohen edhe 45 mijë pensionistë të tjerë...

Pas tre vjetësh Shqipërisë i shtohen edhe 45 mijë pensionistë të tjerë që duan 228 milionë euro

Tre vitet e ardhshme Shqipërisë pritet ti shtohen edhe rreth 45 mijë pensionistë të rinj, mesatarisht me rreth 15 mijë në vit.

Ministria e Financave llogarit se kosto financiare për këta pensionistët e rinj do të jetë rreth 27 miliardë në vit ose rreth 228 milionë euro për tri vjet.

Gjatë këtyre viteve skema e pensioneve do të mbulojë më shumë se 830 mijë persona me pagesa, të cilët janë gati sa një e treta e popullsisë banuese në vend.

LEXO EDHE: Pensionistët të pakënaqur, rritja me 6% s’vlen për asgjë/ Zhvillimi i sistemit privat të pensioneve, domosdoshmëri e kohës

Ministria e Financave përllogarit se përgjatë tre viteve, vetëm për shkak të indeksimit për mallrat e konsumit dhe të shërbimeve, të përcaktuar në shportën e pensionistëve, fondet shtesë që nevojiten janë 3,5 miliardë lekë në vitin 2023, rreth 3,6 miliardë lekë në vitin 2024 dhe 3,7 miliardë lekë në vitin 2025.

Qeveria parashikon se numri i kontribuuesve me numrin e përfituesve pritet të barazohet në vitet në vijim, për shkak se tani po del në pension brezi i bumit të lindjeve në vitet 1950-1960 dhe nga ana tjetër emigracioni masiv i moshave të reja po redukton fuqinë punëtore.

Shkalla e mbulimit të popullsisë në moshë punë (kontribuues / popullsi në moshë pune) do të jetë mbi 43%.

LEXO EDHE: 20 milionë euro asete neto dhe të parët në treg/ Pse pensioni privat i besohet masivisht Fondit SIGAL

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat