19.5 C
Tirana
Saturday, May 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesorePas tërmetit vdekjeprurës, Turqia përballet me përmbytje

Pas tërmetit vdekjeprurës, Turqia përballet me përmbytje

Pas tërmetit shkatërrimtar të rënë mëngjesin e të hënës në Turqi e Siri, niveli  i ujit në lagjen Iskenderun të Hatay është rritur.

Kjo ka bërë që shumë rrugë të qytetit të zhyten në ujë.

Provinca Hatay shtrihet pranë kufirit sirian, rreth 150 km në jug-perëndim të epiqendrës në provincën Karamanmaras.

Mijëra shpëtimtarë gërmuan për të shpëtuar disa nga njerëzit e bllokuar nën rrënoja pasi një tërmet shkatërroi një pjese të madhe të Turqisë juglindore të hënën.

Tërmeti me magnitudë 7.8, i cili preku gjithashtu veriun e Sirisë, i rrënoi mijëra ndërtesa. Zyrtarët raportuan të paktën 5000 të vdekur dhe afro 15,400 të plagosur pasi tërmeti kryesor goditi në orët e para.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat