21.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas goditjes së fortë në 2022/ Raporti i AMF: Tregu i fondeve...

Pas goditjes së fortë në 2022/ Raporti i AMF: Tregu i fondeve të investimit u ringrit gjatë 2023-shit

Tregu i fondeve të investimit iu kthye rritjes vitin e kaluar, duke u ringritur pjesërisht nga rënia e fortë e vitit 2022.

Sipas të dhënave zyrtare nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), asetet neto të këtyre fondeve në fund të vitit 2023 arritën në 50.3 miliardë lekë.

Vlera neto e aseteve është rritur me 9.2% krahasuar me një vit më parë.

Megjithatë, vlera e aseteve është ende shumë larg nivelit maksimal historik, që u arrit në vitin 2021.

Tregu i fondeve të investimit pësoi një goditje të fortë në vitin 2022 nga rritja e shpejtë e normave të interesit dhe yield-eve në tregun financiar. Kjo zhvlerësoi portofolin e titujve të mbajtur nga fondet e investimit, solli ulje të vlerës së aseteve dhe tërheqje të konsiderueshme të anëtarëve nga fondet.

Megjithatë, frenimi i rritjes së normave të interesit gjatë vitit 2023 bëri që rënia e vlerës së aseteve të frenohet. Mbështetur në të dhënat nga shoqëritë administruese, shumica e fondeve janë kthyer në territor pozitiv, për sa i takon kthimit vjetor nga investimi.

Një zhvillim ndoshta edhe më i rëndësishëm ishte edhe rritja e numrit të anëtareve në këto fonde. Numri i anëtarëve arriti në 32 189, në rritje me 11.2% krahasuar me fundin e vitit 2022.

Ky mund të jetë një tregues i rifitimit gradual të besimit të investitorëve, pas largimit në masë gjatë vitit 2022.

Deri në fund të vitit 2023, në treg ishin aktive 11 fonde investimi, të administruara nga pesë shoqëri të ndryshme administruese. Ndërkohë, dy prej fondeve të investimit të licencuara nga AMF, Sigal Invest dhe Albsig Selective Equity ETF-s nuk ishin ende aktivë deri në fund të vitit 2023.

Tregu dominohet nga fondet në monedhën vendase, që përbëjnë rreth 92% të vlerës neto të aktiveve të fondeve të investimit në instrumente financiare. Në dy vitet e fundit, vlera e fondeve në valutë të huaj është ndikuar negativisht edhe nga efekti i kursit të këmbimit.

Mes fondeve, më i madhi me diferencë të konsiderueshme ngelet fondi i investimeve në lekë, Raiffeisen Prestigj, me pothuajse 62% të aseteve neto të tregut. Vijon fondi tjetër në Lekë i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, me më shumë se 17% të vlerës neto të aseteve. Mes fondeve në valutë të huaj, më i madhi është Raiffeisen Invest Euro, me afërsisht 7% të vlerës neto të aseteve.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat