11.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreParalajmërimet e shkencëtarëve po konkretizohen, stuhi të fuqishme në Ballkan, viktima dhe...

Paralajmërimet e shkencëtarëve po konkretizohen, stuhi të fuqishme në Ballkan, viktima dhe dëme të shumta materiale/ Pse duhet të sigurohemi

Dy persona humbën jetën në Zagreb të Kroacisë dhe një tjetër në Bled të Sllovenisë, si pasojë e stuhive që goditën këto shtete në pasditen e së mërkurës. Dy viktimat kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të pemëve. Ndërkohë tetë persona janë plagosur.

Gjithashtu viktima në Bled sipas autoriteteve sllovene humbi jetën pas rrëzimit të një peme.

Sipas autoriteteve kroate, shërbimet e emergjencës morën 700 thirrje për ndihmë.

Stuhia që solli shira të rrëmbyer dhe erëra të forta, nisi rreth orës 16:00 dhe zgjati rreth 20 minuta.

Stuhi të fuqishme, të shoqëruara me dëme të shumta materiale por edhe me viktima në njerëz ka patur edhe në Bosnje Hercegovinë dhe Slloveni, ndërsa disa rajone të Italisë u përballën me erëra të forta, shira të rrëmbyeshëm dhe breshër.

LEXO EDHE: Jo vetëm i nxehtë ekstrem/ ‘Çmendet’ moti në Itali, stuhi ere dhe breshër sa një portokall

Fatkeqësitë natyrore nuk paralajmërojnë kur ndodhin duke shkaktuar dëme të mëdha në sendet tuaja pikërisht atëherë kur nuk e prisni.

Ashtu si shtëpia apo biznesi edhe automjetet tona mund të dëmtohen rëndë, madje dhe mund të shkatërrohen fare. Prandaj ju këshilloj të ndërrmerni hapa paraprake për sigurimin e tyre, në mënyrë që të mos keni nevojë të paguani për dëmet nga xhepi juaj.

Pse duhet të sigurohemi?

Shkencëtarët kanë kohë që paralajmërojnë se, ngrohja globale do të kalojë pragun kryesor të nxehtësisë prej 1,5 gradë celcius për herë të parë në pesë vitet e ardhshme duke bërë që fatkeqësitë natyrore të jenë më të shpeshta dhe më të fuqishme.

Me rritjen e impakteve nga ngrohja globale, Shqipëria bëhet gjithmonë e më e ekspozuar ndaj katasrofave natyrore. Rastet e përmbytjeve apo zjarreve kanë qenë kryefjala e viteve të fundit. Por me rritjen e temperaturave këto katasrofa mund të jenë fatale për shqiptarët.

Sigururimi i pronës, biznesit, makinës, shëndetit dhe jetës është i rëndësishëm për shqiptarët pasi përballja me katastrofa të tilla natyrore i lë ata në qiell të hapur.

Pse europianët nuk e mendojnë jetën pa sigurime dhe çfarë përfitojnë më shumë se ne?

Përfitimet nga sigurimet janë të njëjta, si në Shqipëri ashtu edhe në Europë e kudo pasi kontratat e sigurimit janë të njëjta. Por ndryshimi është se ne ende nuk e kemi kulturën e sigurimeve dhe pavarësisht rreziqeve mund ta mendojmë jetën tonë pa një sigurim shëndeti, sigurim shtëpie, makine apo pension pension. Një i huaj nuk mund ta mendojë.

Tregu shqiptar i sigurimeve i konsoliduar, çmimi i sigurimit i ulët

Pas tërmeteve të vitit 2019 u shkaktuan shumë dëme materiale dhe jetësore. Tregu i sigurimeve ju gjend pranë të gjithë të dëmtuarve duke i vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe duke i likuiduar në kohë rekord.

Familjarët dhe bizneset e siguruara ishte e vetmja shtresë që nuk u “stresua” për kostot financiare të dëmeve të shkaktuara. Vlera monetare e dëmeve të paguara vetëm në atë periudhë kalon shifrën e 40 milionë eurove.

Qëllimi i sigurimit të pronës është të minimizojë kostot e mundshme të katastrofave natyrore dhe me natyrë njerëzore në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Për fatin e mirë të të gjithë pronarëve apo bizneseve, pajisja me një sigurim prone është ende mjaft e lirë në vendin tonë. Teksa një metër katror ndërtim në Tiranë kushton minimalisht 1,000 Euro, sigurimin e Pronës mund ta bënin tuajën duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Familjet apo bizneset, sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes nga ngjarje të papritura mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde. Dhe për të mbuluar riskun e mospërballimit ekonomik nga fenomene si zjarri, tërmeti, përmbytja etj, shoqëritë e sigurimit kanë qenë ndër shekuj dhe mbeten akoma mekanizmi mbrojtës për financat tona.

Duke transferuar riskun te kompania e sigurimit, qytetari dhe biznesin fiton sigurinë e vazhdimësisë së jetës aty ku e ka lënë. Ndaj secili duhet të sigurojë gjithçka posedon duke mos i lënë asgjë rastësisë.

Sigurohu Sot, përpara se të jetë shumë vonë!

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

E-mail: [email protected]

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat