26.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetParakalim i gabuar/ Aksident në aksin Lushnjë-Fier, dy fouristradat përplasen me njëra-tjetrën

Parakalim i gabuar/ Aksident në aksin Lushnjë-Fier, dy fouristradat përplasen me njëra-tjetrën

Tjetër aksident ka ndodhur në autostradën Lushnjë-Fier, në afërsi të Savrës.

Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra tjetrën.

Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi, fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji.

Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte një 30-vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet, raporton Top-Channel.

Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat