15.5 C
Tirana
Thursday, May 16, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPajisjet me defekt/ 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi...

Pajisjet me defekt/ 600 gra me tumor nuk morën trajtim me radioterapi gjatë 2022-shit

Pajisjet mjekësore me defekt dhe mungesa e medikamenteve po cenojnë jetën e mijëra të sëmurëve me sëmundje tumorale në vendin tonë.

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që u fokusua në monitorimin e këtij shërbimi gjatë vitit 2022, gjeti defekte të mëdha në mënyrën se si spitalet publike e trajtojnë sëmundjen.

Ndër të tjera KLSH vuri në dukje se mjekët onkologë të njësisë së radioterapisë, referojnë se jo të gjithë pacientet trajtohen edhe me Brakiterapi, por shumica e rasteve gati 200 pacientëve në vit duhet të trajtohen nëpërmjet kësaj pajisje me radioterapi.

Trajtimi me Brakiterapi (Kyriterapi) nuk ka qenë funksional, për periudhën në auditim, për shkak të mungesës së burimit radioaktiv iridium.

Kjo pajisje nuk është bërë ende funksionale, për shërbimin dhe për trajtimin e pacientëve me kancer të gjinekologjik me radioterapi.

Mungesa e Brankiterapisë, për periudhën e auditimit, ka sjellë mos trajtimin e 200 pacienteve në vit ose 600 gra paciente nuk e kanë marrë këtë shërbim me radioterapi, duke përbërë faktor risku për shëndetin e tyre.

Kanceri, “pandemia e heshtur”/ Si po rriten sëmundjet tumorale në Shqipëri

Kanceri është një sëmundje që nuk njeh kufij dhe mund të ndikojë te të gjithë ne, në
mënyrë direkte apo indirekte përgjatë jetës sonë.

Kanceri është një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, përgjegjës për afro 10 milionë vdekje në vit.

Kanceri në Shqipëri

Mbi 6 mijë raste të reja me kancer identifikohen çdo vit në vendin tonë.

Sëmundjet kanceroze të diagnostikuara më shpesh në Shqipëri janë kanceri i mushkërive dhe kanceri i gjirit. Kanceret e lëkurës, megjithëse me rrezikshmeri më të ulët, jane gjithashtu shumë të shpeshta.

Këto 3 kategori semundjesh tumorale përbëjnë së bashku pothuaj 40% të të gjitha rasteve të reja të raportuara çdo vit nga sistemi shëndetësor.

Shtrimet në spital në sistemin shëndetësor publik nga sëmundjet kanceroze dhe tumorale kanë ardhur në rritje të vazhdueshme si për meshkujt edhe për femrat.

Shifra në rritje raportohen edhe në nivel botëror.

Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012

Si ndikoi COVID-19

Pandemia Covid-19 ka patur një ndikim negativ në shkallën e vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë pasi ka bërë që të sëmurët të paraqiten në stad të avancuar dhe shkalla e vdekshmërisë të jete e lartë.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin 2021, jetëgjatësia në lindje në BE ishte 80.1 vjet. Në vitin 2019, jetëgjatësia në lindje ishte në 81.3 vjet, por më pas ra në 2020 në 80.4 (-0.9 vjet) dhe në 2021 u ul më tej (-0.3 vjet krahasuar me 2020), si rezultat i rritjes së papritur të vdekshmërisë për shkak të COVID -19.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se jetëgjatësia në lindje në Shqipëri në vitin 2021 ishte 75.5 vjet nga 79.1 vjet që ishte në vitin 2019, ose 3.6 vite më pak. Gjatë pandemisë Covid -19 Shqipëria pati normat më të larta të vdekshmërisë shtesë në Europë.

Mjekët e shërbimit onkologjik në QSUT thonë se kjo situatë pritet të ndikojë te rritja e vdekshmërisë. Për 10 vitet e ardhshme, ata paralajmërojnë dyfishim të rasteve të reja me kancer nga plakja e popullsisë.

SIGURIMI ANTI-TUMOR

Tumoret malinje dhe beninje mund të shkatërrojnë ambiciet tona në jetë dhe të na lënë me shqetësime emocionale dhe financiare.

Epidemia globale e kancerit është e madhe dhe po rritet. Parashikohet që të kemi një rritje me 19.3 milionë raste në vit deri në vitin 2025 krahasuar me 14.1 milionë në vitin 2012

Megjithatë, ne e dimë se më shumë se 1/3 e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme dhe shumë lloje kanceri janë të shërueshme nëse zbulohen herët në kohë.

Për këtë arsye, kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri, SIGAL UNIQA Group Austria solli këtë fillimviti për herë të parë në vendin tonë një siguracion dedikuar pikërisht këtyre sëmundjeve, Sigurimi Anti-Tumor.

Ky siguracion është ndërtuar në mënyrë të atillë për ti ardhur në ndihmë çdo qytetari që diagnostikohet me këto sëmundje në lehtësimin e barrës financiare dhe në përqëndrimin total në luftën ndaj sëmundjes.

Benefitet Policës së Sigurimit Anti-Tumor:

  • Nuk plotëson pyetësor shëndetësor
  • Kualifikohesh menjëherë nëse nuk je diagnostikuar më parë me tumor malinj dhe as nuk po trajtohesh aktualisht
  • Zona e mbulimit është e pa limituar
  • Skemë që pranon në sigurim çdo individ deri në 80 vjeç
  • Shuma monetare që zgjedh i siguruari akordohet menjëherë pas diagnositikimit.
  • Opinion i dytë mjëkësor për çdo diagnozë të gjetur (jo vetëm tumoret malinje) dhe për të marrë mendim të specializuar për mënyrën më të avancuar të trajtimit;

Shembull përfitimi:

Në moshën 50-vjeçare, Dritani bleu Sigurimin Anti-Tumor tek SIGAL UNIQA dhe e pagoi tarifën e sigurimit për 5 vite njëherësh.

Në vitin e 3-të, ai u diagnostikua me kancer të prostatës që kishte përparuar në fazën e fundit.

Sipas planit të Sigurimit, Gentit do t’i paguhet një shumë parash prej 100% të shumës së siguruar për të ndihmuar në lehtësimin e barrës së tij financiare.

Akordimi i shumës së siguruar e mbyll përgjegjësinë e SIGAL UNIQA ndaj të siguruarit dhe primi i parapaguar për dy vitet e tjera i kthehet atij në llogari.

Kush mund të merret në sigurim?

Çdo person që është rezident në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Si llogaritet çmimi?

Çmimi (Primi) i sigurimit llogaritet referuar: moshës, gjinisë dhe limitit/shumës maksimale për dëmshpërblim që vetë i siguruari zgjedh.

Si mund ta paguajë këtë produkt sigurimi?

Policat e Sigurimit anti-Tumor mund të kenë vlefshmëri, 2 vjeçare, 5 vjeçare ose 10 vjeçare. Pagesa kryhet vitin e parë për dy vite rresht dhe në vijimësi çdo vit.

Të gjithë së bashku duhet të  bëjmë diçka për të ulur impaktin negativ të kancerit në botë dhe të shpëtojmë miliona jetë duke ulur barrierat në mënyrë që të semurët të kenë mundësi të përfitojnë nga shërbimet parandaluese, diagnostikuese dhe trajtuese të kancerit, pa menduar për kostot financiare.

LEXO EDHE: Keni dëgjuar për ‘Check Up-in sipas protokollit japonez’? SIGAL UNIQA sjell në Shqipëri risinë mjekësore

Merrni një ofertë tani duke shkruar në Whatsapp 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat