20.5 C
Tirana
Tuesday, May 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetOpeli aksidenton dy të miturit, po luanin me biçikleta anës rrugës

Opeli aksidenton dy të miturit, po luanin me biçikleta anës rrugës

Dy fëmijë të moshave 12 dhe 16 vjeç kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Elbasan.

Mësohet se makina tip ‘Opel’ që drejtohej nga një 61-vjeçar ka përplasur dy fëmijët që po udhëtonin me biçikletë.

Raportohet se fëmijët ishin duke lëvizur në krah të rrugës, por një manovër e gabuar e makinës ka bërë që të ndodhë aksidenti.

Të miturit janë dërguar me urgjencë në spital, ku po marrin trajtim mjekësor. Fatmirësisht bëhet e ditur se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat