8.5 C
Tirana
Thursday, November 21, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNjë traditë e shkëlqyer prej vitit 1999/ Sigurimi Privat i Shëndetit vijon...

Një traditë e shkëlqyer prej vitit 1999/ Sigurimi Privat i Shëndetit vijon ti besohet SIGAL UNIQA-s

Ofrimi i produkteve të sigurimit shëndetësor novatore dhe unike për vendin, korrektësia, pagimi i dëmeve në kohë dhe mundësia që gjithësecili të mund të marrë shërbimet mjekësore në klinikat dhe spitalet më të mira, përkthehet në besim nga ana e qytetarëve.

Po flasim për kompaninë e sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria, e cila, sipas raportit më të fundit nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, vijon të jetë emri më i madh dhe i besuar në Sigurimin Privat të Shëndetit.

Si në përqindjen që ze në tregun ku operojnë 8 kompani ashtu edhe në dëmet e paguara, kompania pjesë e “UNIQA Insurance Group”, rënditet e para.

NDARJA E TREGUT

DËMET E PAGUARA

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Jetë Plus”, siguracion dedikuar sëmundjeve tumoriale, të zemrës, të kokës, shtyllës kurrizore dhe transplanteve me mbulim deri në 1 milion euro.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri që solli siguracionin “Anti-Covid”, në një moment delikat jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë botën.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani Sigurimi në Shqipëri që solli aplikacionin “TeleShëndet” dhe është sërish e vetmja në vend që e ofron diçka të tillë.

Falë këtij shërbimi çdokush mund të ketë një mjek në celularin e tij, në çdo orë dhe në çdo vend, ndërsa mund të marrë një recetë elektronike që njihet nga çdo farmaci e të përfitojë një sërë benefitesh në klinikat dhe spitalet më të mira në vend.

SIGAL UNIQA ishte e para kompani sigurimi në Shqipëri “Sigurimin anti-Tumor”.

Në bashkëpunim me gjigandin “Swiss Re” dhe nën moton “merr paratë dhe kujdesu për shëndetin”, SIGAL UNIQA është kompania e parë që ofron një siguracion dedikuar vetëm kancerit malinj dhe tumorit beninj në kokë, me mbulim financiar të menjëhershëm në rast diagnostifikimi me një prej këtyre dy sëmundjeve.

Shumën e siguruar e zgjedh vetë i siguruari. Duke filluar nga 5, 10, 50 apo 100 mijë euro.

Meqënëse dëmshpërblimi akordohet në formë cash, është vetë i siguruari vendos se si do ta shpenzojë këtë shumë për trajtimin e tij mjekësor.

LEXO EDHE: Për herë të parë në Shqipëri, SIGAL UNIQA sjell “Sigurimin anti-Tumor”/ Ponari: Mbulim i menjëhershëm financiar në rast diagnostifikimi

Të gjitha këto risi për Shqipërinë dhe rajonin janë kthyer në një pikë referimi për çdo qytetar që dëshiron të ketë për vete dhe familjen e tij edhe një sigurim privat shëndeti me SIGAL UNIQA Group Austria që vijon të mbetet zgjedhja e parë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat