13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNga Parisi te Lisbona/ Destinacionet më të mira në botë për vitin...

Nga Parisi te Lisbona/ Destinacionet më të mira në botë për vitin 2023

Parisi është emëruar edhe një herë si destinacioni më tërheqës në botë, sipas një raporti vjetor nga kompania globale e kërkimit të tregut “Euromonitor International”.

Indeksi i 100 destinacioneve më të mira për vitin 2023 shqyrtoi qytetet kryesore nga e gjithë bota dhe i renditi ato sipas kritereve, duke përfshirë turizmin, qëndrueshmërinë, performancën ekonomike dhe shëndetin dhe sigurinë.

Evropa mbetet superiore, me 7 nga 10 qytetet më të mira dhe 63 vende në Top 100.

Të vetmet qytete jo-evropiane në top 10-she janë Dubai (2), Tokio ( 4) dhe New York (8).

Madridi rënditet i treti, ndërsa Amsterdami, Berlini dhe Roma ishin respektivisht në numrin 5, 6 dhe 7.

Barcelona dhe Londra mbyllin Top 10-shen.

Raporti i atribuon suksesin e Evropës “urbanizimit me ritme të shpejta dhe adoptimit të gjerë të teknologjisë”.

“Përmirësimi i qëndrueshmërisë, rrjeteve të transportit dhe ndikimi social janë disa nga qëllimet kryesore që qytetet po përqafojnë sot për të rritur konkurrencën, për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe për të ofruar një udhëtim të pandërprerë të klientit”.

20 destinacionet më të mira për 2023:

LEXO EDHE“Shëndeti në Udhëtim”/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA, “shoqëruesi” i shumicës së shqiptarëve në udhëtimet jashtë Shqipërisë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat