Një incident me zjarr është regjistruar dy ditë më parë në Kukës, ku disa automjete janë përfshirë nga flakët në lagjen nr. 5.
Sipas informacionit paraprak, zjarri ka rënë më parë në një automjet tip “Benz”, tashmë i djegur plotësisht. Si pasojë e përhapjes së flakëve, edhe dy automjete të tjera të parkuara pranë tij kanë pësuar dëmtime të pjesshme.
Sigurimet, mbrojtja financiare në raste të paparashikuara
Në raste zjarri apo incidentesh të ngjashme, mungesa e një sigurimi të plotë mund të përkthehet në kosto të konsiderueshme për pronarët e mjeteve.
Sigurimi vullnetar (KASKO), përveç dëmeve nga aksidentet, mbulon edhe dëmet nga zjarri, duke ofruar kompensim për humbje të plota apo të pjesshme të mjetit.
Me sigurim KASKO të tri mjetet do të përfitonin dëmshpërblimet sipas vlerës së kontratës.
Rastet e mbulimit nga KASKO
Siguruesi do të dëmshpërblejë të siguruarin deri në shumën e siguruar, të përcaktuar në policë dhe/ose në pyetësorin e marrjes në sigurim, të nënshkruar nga i siguruari, për humbjet dhe dëmtimet e plota ose të pjesshme në mjetin motorik të siguruar, të shkaktuara nga këto rreziqe:
dëme aksidentale, thyerje xhamash, zjarr, rrufe, eksplozion, katastrofa natyrore, vjedhje (totale ose e pjesshme, ku përjashtohen pasqyrat, gomat dhe disqet), dëmtime gjatë parkimit nga mjete të tjera dhe akte keqdashëse.
Zjarri dhe eksplozioni, që vijnë nga faktorë të jashtëm dhe përfshijnë mjetin e siguruar me KASKO, mbulohen menjëherë nga sigurimi.
Nga ky mbulim përjashtohen vetëm këto raste zjarri:
Dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni që vijnë nga shkaqe të brendshme (defekte teknike, elektrike etj.) të mjetit motorik; dëmet e shkaktuara nga zjarri apo eksplozioni kur shkak ka qenë pirja e duhanit në mjetin motorik; dëmet kur aksidenti nuk është njoftuar në polici apo në repartin zjarrfikës; dëmet e shkaktuara nga zjarri ose eksplozioni në mjetin motorik të siguruar nga persona të paidentifikuar.




