17.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNdryshimet klimatike/ IGJEO: Deri në vitin 2030, nga përmbytjet do të...

Ndryshimet klimatike/ IGJEO: Deri në vitin 2030, nga përmbytjet do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit

Plani Kombëtar i Emergjencave parashikon ndryshime klimatike, të cilat do të kërcënojnë dhe Shqipërinë.

Në emisionin “Ekonomia 3D” në SCAN TV u trajtua sesi do të përballet Shqipëria vitet që do të vijnë.

Ndërkaq, ekspertja e Institutit të Gjeoshkencave Anira Gjoni, theksoi se si institucion kanë nisur marrjen e masave.

“Dhe ajo çfarë kemi bërë të mundur gjatë këtyre 3-4 viteve të fundit është se gjatë stinës së verës me anë të paralajmërimit, të përmbytjeve i cili bëhet 5 ditë dhe 3 ditë përpara, vëmë në alarm institucionet përkatëse që në këtë zonë do të ndodhë dalje e lumenjve.”

Ndryshimet klimatike, po rrisin numrin e të ashtuquajturve emigrantët e klimës, të cilët kanë nisur të zhvendosen dhe në Shqipëri.

“Edhe shkencëtarët amerikanë thonë se numri më i madh i emigrantëve gjatë këtyre viteve do të jenë emigrantët e klimës. Pasi për shkak të këtyre ndryshimeve klimatike, dhe pasojave të tyre siç janë përmbytjet, zjarret në pyje, temperaturat ekstreme të nxehta gjatë verës dhe atyre minimale gjatë dimrit. Pra ngricat, po ndodh zhvendosja e popullatave në vende që janë më të përshtatshme për të jetuar.”

Rritja e nivelit të detit do të jetë kërcënimi që pritet të jetë si pasojë e përmbytjeve, stuhive detare, erozionit dhe kripëzimit. E si rezultat i saj, parashikohet rritje e nivelit të lumenjve në pjesët e poshtme të banesave.

Deri në vitin 2030, nga pasojat e drejtpërdrejta të përmbytjeve do të preken 32% e sipërfaqeve bregdetare ose 3.76% sipërfaqe totale e vendit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat