13.5 C
Tirana
Tuesday, April 30, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreNdotja e ajrit rritje rekord në gjithë botën. Kush janë 3 zonat...

Ndotja e ajrit rritje rekord në gjithë botën. Kush janë 3 zonat me cilësinë më të mirë

Raporti i IQAir , një kompani që gjurmon cilësinë globale të ajrit, zbuloi se ndotja mesatare vjetore e ajrit në çdo vend ishte më e ndotura se standardet e OBSH-së. Vetëm 222 qytete nga 6,475 të analizuara kishin cilësi mesatare të ajrit që plotësonte standardin e OBSH-së.

Sipas raportit vetëm 3 zona kanë përmbushur udhëzimet e OBSH-së për cilësinë e ajrit, territori francez i Kaledonisë së Re dhe territoret e Shteteve të Bashkuara të Puerto Rikos dhe Ishujt e Virgjër të SHBA.

Ndërsa India, Pakistani dhe Bangladeshi ishin ndër vendet me ndotjen më të madhe të ajrit, duke tejkaluar udhëzimet me të paktën 10 herë më shumë.

Vendet skandinave, Australia, Kanadaja, Japonia dhe Mbretëria e Bashkuar renditen ndër vendet më të mira për cilësinë e ajrit, me nivele mesatare që tejkaluan udhëzimet nga 1 deri në 2 herë.

Në Shtetet e Bashkuara, raporti zbuloi se ndotja e ajrit tejkaloi udhëzimet e OBSH-së me 2 deri në 3 herë në 2021.

Miliona njerëz vdesin çdo vit nga problemet e cilësisë së ajrit. IQAir analizoi stacionet e monitorimit të ndotjes në 6,475 qytete në 117 vende, rajone dhe territore.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat