15.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMungesë ilaçesh për fëmijët që vuajnë nga tumoret apo Leucemia, prindërit shpenzojnë...

Mungesë ilaçesh për fëmijët që vuajnë nga tumoret apo Leucemia, prindërit shpenzojnë qindra milionë lekë

Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët që vuajnë nga tumoret, leucemia. Ndërkohë këto medikamente nuk mund të gjenden as nëpër farmaci apo treg të lirë.

Denoncimi është bërë nga gazetari Osman Stafa, i cili i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës që të kryerë një hetim për QSUNT-në, pas një investigimi, ku del në pah mungesa e 4 medikamenteve (asparaginaza, 6 merkaptopurina, methotrexat, acidi folinik) përgjatë 2 viteve të fundit në Onko-Hematologji, në QSUNT, për fëmijët që bëjnë kimioterepi.

Nga ky investigim ka rezultuar se: Në repartin e Onko-Hematologjisë në QSUNT, prej të paktën dy vitesh mungojnë disa medikamente jetëshpëtuese për fëmijët. Medikamentet janë kimio, e për pasojë nuk mund të gjenden nëpër farmaci apo treg të lirë. Prindërit e fëmijëvě, të gjendur në vështirësi të mëdha, janë detyruar t’i sigurojnë vete, pasi nuk kanë asnjë zgjidhe tjetër. Por duke i siguruar vetë (kontrabandë) nga shtete të tjetra, medikamentet u kushtojnë prindërve të fëmijëve qindra milionë lekë”, shprehet gazetari.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, në vitin 2021 u trajtuan me radioterapi vetëm në spitalet publike rreth 23 mijë persona me një rritje 20% në krahasim me vitin 2020, por gjithsesi numri i trajtimeve ishte pak më i ulët se i vitit 2019.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, bazuar në të dhënat e regjistrit kombëtar të kancerit, çdo vit në Shqipëri shfaqen rreth 6000 raste të reja me tumore.

Tumoret shkaktojnë mbi 16% te të gjitha vdekjeve (shkaku i dyte kryesor pas sëmundjeve kardiovaskulare).

Çdo vit prej tumoreve humbin jetën mbi 3600 persona. Rreth 10% e vdekjeve nga tumoret janë nën moshën 50 vjeç.

Tumoret më të shpeshta janë i mushkërive me rreth 800 raste të reja në vit dhe tumori i gjirit me rreth 700 raste të reja vjetore.

Të dhënat e ISHP tregojnë se, prirja e tumoreve në sistemin shëndetësor shqiptar ka qenë në rritje gjatë tre dekadave të fundit, kryesisht për arsye të rritjes se moshës mesatare të popullatës, por edhe për shkaqe të tjera të lidhura me stilin e jetesës apo mjedisin.

Në një kohë kur sëmundjet e rënda njohin vetëm rritje, SIGAL UNIQA Group Austria, lidere në tregun e sigurimeve, ishte e para kompani që futi në tregun shqiptare sigurimet private të shëndetit, ofron policën e sigurimit, unike në llojin e saj, “JETË PLUS”.

“Jetë Plus” ju mundëson akses në spitalet dhe klinikat më të mira të botës por ju mbron edhe financiarisht pasi kurimi i sëmundjeve të tilla ka kosto shumë të larta.

  • “Jetë Plus” është risi e SIGAL UNIQA-s në mbrojtjen e shëndetit, me një mbulim deri në 1 milion euro, si asnjë siguracion tjetër.
  • Me një çmim siguracioni nga 200 deri në 300 euro në vit, ju mund të kuroheni në spitalet më të mira të botës.
  • Por para se të vendosni se në cilin spital do të shkoni për kurim, “Jetë Plus” ju mundëson opinionin e mjekëve të 1 prej 3 qendrave më të mëdha të kurimit në Europë. Kështu, pacienti dhe familjarët e tij do e kenë më të lehtë zgjedhjen e spitalit apo klinikës së duhur.
  • Përveç kostove të pacientit, “Jetë Plus” mbulon kostot edhe për shoqëruesin e tij.

Por çfarë sëmundjesh mbulon Siguracioni “Jetë Plus”?

  • Tumoret Malinje (kancer)
  • Ndërhyryjet kirurgjikale në zemër
  • Ndërhyrjet kirugjikale në kokë
  • Ndërhyrjet kirurgjikale në shtyllën kurrizore
  • Transplantet nga një dhurues i gjallë

Çmimi i siguracionit? Nga 200 deri 300 euro në vit.

SIGAL UNIQA Group Austria, Jetojmë më mirë së bashku…

Për më shumë informacion:

Website: www.sigal.com.al

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail[email protected]

LEXO EDHEMë të mirët në treg/ Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, rritje e dëmeve të paguara

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat