2.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMinistria e Arsimit “harron” që ka dhe Sportin, auditi i KLSH: Pesha...

Ministria e Arsimit “harron” që ka dhe Sportin, auditi i KLSH: Pesha e fondeve, shumë e ulët

Pesha e fondeve që kanë shkuar për sportin në raport me fondet totale buxhetore është minimale duke treguat qartësisht “harresën” e Ministrisë së Arsimit për këtë fushë.

Një raport performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili auditon menaxhimin e terreneve sportive në vend, tregon se pesha e fondeve të sportit në pesë institucione që janë parë nga afër për këtë qëllim është shumë e ulët.

Për shembull për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit vetëm 4% janë fonde për sportin nga totali i vitit buxhetor, për Bashkinë Pogradec vetëm 3% e për disa Bashki të tjera kjo është edhe më e ulët deri në 0.2%.

KLSH ka konstatuar se po kështu se menaxhimi i terreneve sportive në Shqipëri, pavarësisht punës dhe përpjekjeve në nivel qendror e lokal, nuk ka rezultuar mjaftueshëm efektiv në drejtim të ngritjes, funksionimit dhe monitorimit të tij.

Mungesa e një strategjie të miratuar për sportin nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ka cenuar realizimin e objektivave për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe veprimtarive të tjera rekreative me qëllim sigurimin dhe mbrojtjen e të drejtave të shtetasve që të merren me edukim fizik dhe sport në përputhje me Kartën Evropiane të Sportit si dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.

Mungesa e strukturave të veçanta për menaxhimin e terreneve sportive në nivel qendror dhe lokal dhe funksionimi jo në nivelin e duhur i disa strukturave përgjegjëse për zhvillimin e sportit në tërësi dhe në veçanti për menaxhimin e terreneve sportive, tregon qartë se këto institucione vuajnë nga një mungesë menaxhimi me eficience dhe efektivitet të ambienteve, terreneve dhe objekteve sportive”, thuhet në auditim.

Po kështu audituesit nënvizojnë se mungesa e një baze të dhënash të plotë të ambienteve dhe objekteve sportive bart risk lidhur me identifikimin e nevojave për menaxhimin e terreneve ekzistuese dhe ngritjen e atyre të reja.

Niveli i ulët i financimeve si nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dhe nga vetë NJVQV, si edhe puna e pamjaftueshme për gjetjen e burimeve alternative të financimit është tregues për mungesën e efektivitetit në menaxhimin e terreneve sportive.

Nga auditimi i këtij aktiviteti në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe në 4 Bashkitë Librazhd, Përrenjas, Pogradec, Kurbin, rezultoi se masat e marra për zhvillimin e sportit dhe ngritjen e terreneve sportive janë të pamjaftueshme për të siguruar mjedise për zhvillimin e veprimtarive sportive, të sigurta dhe sipas standardeve bashkëkohore, jo vetëm për arsimin para universitar por dhe për komunitetin”, konstaton më tej KLSH.

LEXO EDHESponsorizimi në Sport/ Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat