18.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMiliona dëme për mjekime të gabuara / Lapaj: Mungon ligji për sigurimin...

Miliona dëme për mjekime të gabuara / Lapaj: Mungon ligji për sigurimin e përgjegjësisë profesionale

“Mungon një ligj që të bëjë sigurimin e përgjegjësisë profesionale”.

Kështu u shpreh avokati Adriatik Lapaj, i ftuar në “Top Story”, ku u fol mbi gabimet e mjekëve në shëndetësi, kostot që ato mbartin dhe sorollatjen e qytetarëve gjyqeve për të marrë të drejtën e vetë.

Pjesë nga biseda në emision:

Lapaj: Ne nuk kemi një sistem që merr masat sepse me mjekim të pakujdeshëm ti e kishe gjobë deri në 5 vite burg, dhe në përgjithësi me gjobë janë dënuar.

Për neglizhencën e ke gjkobë deri në 1 vit, kur pacienti vdes e ke gjobë deri në dy vite.

Pra nuk është çështja se sa dënohen penalisht, por familjet nga pas. A e gjejnë ato drejtësinë, në kuptimin që dikush të mbajë përgjegjësi qoftë penale, qoftë edhe të dëmit financiar. Që do të thotë që mungon një ligj që të bëjë sigurimin e përgjegjësisë profesionale, çka tregon se ai mjeku kur te shkojë në punë do të jetë i siguruar dhe ai qytetari kur i ndodh dëmi nuk ka pse rri gjyqeve 14 vjet, por të shkojë si zotëri me gjithë fatkeqësinë që i ka ndodhur dhe të marrë dëmin.

Duma: Pra sistemi nuk e ka sigurimin, pavarësisht se shqiptarët paguajnë 1 herë e dy herë e 20 herë. 72%…

Lapaj: Po mor po, paguajnë edhe ato dëmet që vijnë nga spitali. Por ato dëmet e di sa shkojnë? 500 mijë euro – 600 mijë euro një dëm.

Duma: Por po flasim për 35 milionë lekë të vjetra në rastin konkret.

Lapaj: Po pra po, por këto rastet me humbje jete shkojnë sepse janë me unifikues domethënë.

Duma: Adriatik, të flasim për rastin konkret. Pacienti ka qëndruar me fasho brenda trupit.

Lapaj: Po të kishte humbur jetën, do të ishte vlera shumë më e madhe.

Duma: Në këtë rast një spital privat nuk paguan dot 35 milionë lekë të vjetëra?! A ka mundësi që publiku shqiptar të pranojë agumentimin e deri më tanishëm që meqënse nuk janë në buxhet dhe do të falimentojë sistemi, ata do t’u thonë familjarëve të viktimës që ai/ajo humbi jetën, por do na prisni për t’u dëmshpërblyer sepse ne s’kemi buxhet. Që do të na prisni s’është njëra gjë, por ju do të na prisni pa asnjëlloj afati…

Lapaj: Ajo që unë po them është se çdo spital, qoftë publik apo privat, po të miratohet ky ligji që po them për sigurinë e përgjegjësisë profesionale, nuk shkon më t’i marrësh lekët as tek spitali i shtetit dhe as tek i privatit ku ndodh dëmi, por shkon në siguracion. Nëse është i siguruar mjeku, në momentin që ai kryen dëmin njerëzor, t’i shkon dhe i merr të ardhurat tek siguracionet ashtu sikurse ndodh në rastin e sigurimit të dëmeve të makinës.

Çfarë është Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale?

Gabimi është njerëzor. Madje edhe profesionistëve më të mirë iu ndodh të gabojnë.

Ka gabime që kalohen shpejt. Por ka edhe gabime që na kushtojnë shtrenjtë. Edhe financiarisht.

Ndaj kompanitë e sigurimeve, mes shumë produkteve që ofrojnë, kanë edhe një produkt që i dedikohet pikërisht “gabimeve njerëzore” dhe që është Sigurimi i përgjegjësisë Profesionale.

Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.

Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.

Ky është një siguracion, i hartuar veçanërisht për profesione si:

  • Mjekë
  • Arkitektë
  • Inxhinierë
  • Noterë
  • Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme
  • Agjentët e sigurimit dhe këshilltarët e investimeve
  • Avokatët etj…

Profesionet e reja në të cilat përfshihen: konsulentët e publicitetit, bizneset e teknologjisë së informacionit, media dhe bizneset e telekomunikacionit, terapisë aromatike, refleksikologjistët, konsulentë fitnesi, trajnues privat e të tjerë të këtij lloji.

Prandaj vazhdimisht kemi apeluar që çdo profesionist, përveç se duhet ta dojë profesionin e tij, duhet edhe ta sigurojë atë.

Çdo mjek, avokat, inxhinier, arkitekt apo çdo profesionist tjetër që kërkon të jetë i mbrojtur në çdo situatë të papritur, mund të marrë një ofertë duke shkruar tani në:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: +355 68 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat