10.5 C
Tirana
Friday, April 19, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMë mirë të udhëtosh i sigurt/ Siguracioni "Shëndet në Udhëtim" i besohet...

Më mirë të udhëtosh i sigurt/ Siguracioni “Shëndet në Udhëtim” i besohet masivisht SIGAL UNIQA-s

Lëvizja e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, për turizëm apo punë, ka shënuar rritje gjatë 10-mujorit 2022.

Por sa herë udhëton jashtë Shqipërisë, autoritetet doganore të kërkojnë një siguracion që kushton shumë pak por mbulon shumë në rast ngjarjesh të papritura, Siguracioni “Shëndet në Udhëtim”.

Me një çmim mesatar prej 4 eurosh, i vlefshëm për dy javë qëndrim në vendet europiane, ju mund të përfitoni mbulim të shpenzimeve në spitalet e shtetit pritës deri në 10 mijë euro.

Sjellja korrekte e kompanisë, shërbimi profesional i stafit dhe të qëndurit gjithmonë pranë klientëve në rast nevoje kanë bërë që SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania e sigurimeve lidere edhe në këtë klasë sigurimi.

Fakt ky që vërtetohet edhe nga raporti më i fundit i AMF mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri janar-tetor 2022.

Sipas raportit, SIGAL UNIQA kryeson tregun duke zënë mbi 68% të tij dhe me një diferencë shumë të madhe me kompanitë e tjera që operojnë në Shqipëri.

Ndërsa nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit 2021, SIGAL UNIQA ka një rritje në market-share me mbi 11%.

JANAR-TETOR 2021

JANAR-TETOR 2022

 

Pa harruar që, SIGAL UNIQA Group Austria është kompania e vetme e sigurimeve në Shqipëri që siguracionin “Shëndeti në Udhëtim” e ofron edhe me mundësinë e “Anullim Udhëtimi”.

Por përveç “Shëndet në Udhëtim” SIGAL UNIQA ofron mundësinë të keni mjekun me vete, edhe kur jeni jashtë Shqipërisë. Mjafton të keni internet dhe mund të komunikoni me mjekun 24 orë në ditë për çdo shqetësim tuajin shëndetësor.

Kjo bëhet e mundur falë produktit novativ të kompanisë, shërbimit “TeleShëndet”.

SIGURACIONI, TANI VETËM NJË KLIK LARG

SIGAL UNIQA Group Austria, me qëllim përafrimin me kompanitë simotra në botë dhe për t’ua lehtësuar jetën klientëve të saj, ka kontribuar dhe po kontribuon shumë edhe në teknologji dhe platforma të cilat u lejojnë atyre të kenë akses më të lehtë në sigurime.

Nëse doni të pajiseni me siguracionin “Shëndet në Udhëtim” tashmë nuk keni pse paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA. Hapni tani nga celulari ose laptopi juaj www.sigal.com.al ku ju pret një gamë e madhe produktesh që mund të blihen ONLINE.

Nuk ka rëndësi ku ndodheni, në shtëpi, punë apo bar-kafe. Ju mund të blini në pak minuta çdo siguracion që ju nevojitet.

Në botë shumë pak gjëra janë falas, për më tepër shëndetësia që kushton jo pak. Prandaj asnjëherë mos udhëtoni pa patur me vete siguracionin “Shëndet në Udhëtim”.

SIGAL UNIQA Group Austria, Udhëtojmë më mirë së bashku

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat