10.5 C
Tirana
Sunday, April 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbrëmja Gala “Top 100” mbledh në Shkup më të suksesshmit e biznesit/...

Mbrëmja Gala “Top 100” mbledh në Shkup më të suksesshmit e biznesit/ ‘UNIQA’, sponsor gjeneral i eventit

Për të 13-in viti rradhazi u realizua në Shkup, mbrëmja gala “TOP 100™,” e organizuar nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Gjatë eventit u ndanë çmime për kompanitë më të suksesshme, nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Mbrëmja gala “Top 100” është edhe një shtysë e madhe për bizneset në Maqedoninë e Veriut, drejt modernizimit dhe rritjes së konkurrencës.

Edhe këtë vit, sponsor gjeneral i eventit ishte kompania më e sigurimeve në Maqedoninë e Veriut “UNIQA AD Shkup”, pjesë e Grupit “SIGAL UNIQA”, ndërsa pjesëmarrës ishin, Drejtori i Përgjithshëm i saj z.Driton Azizi në Drejtoresha e Përgjithshme e “UNIQA LIFE”, znj. Aleksandra Shkëmbi Antovska.

Kompania e sigurimeve “UNIQA AD Shkup”, pjesë e SIGAL UNIQA Group, është prej më shumë se 18 vitesh në tregun maqedonas të sigurimeve duke shënuar suksese të vazhdueshme.

Ajo ka ditur t’ju shërbejë klientëve në mënyrë profesionale dhe t’ju japë atyre produktin e nevojshëm.

“UNIQA” është gjithmonë afër klientëve, jo vetëm kur blejnë policën e sigurimit por veçanërisht kur ata kanë nevojë dhe kur duhet paguar dëmi.

Nën moton “Jetojmë më mirë së bashku”, kompania ka ditur gjithashtu të jetë edhe pranë komunitetit me aktivitete të ndryshme ku ka marrë pjesë dhe ka sponsorizuar.

LEXO EDHE: Tregu i sigurimeve Tetor 2023, UNIQA mbetet zgjedhja e parë në Maqedoninë e Veriut

GRUPI “SIGAL UNIQA”

SIGAL UNIQA Group Austria është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Kompania është emri më i besuar i sigurimeve teksa në Shqipëri kryeson tregun prej vitit 2002, duke zënë rreth 30% të tij në Sigurimet e Jetës, Jo-Jetës dhe Pensionit Privat.

E themeluar në Shkurt 1999, SIGAL UNIQA operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

Portofoli i Grupit “SIGAL UNIQA” është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: UNIQA Re, Munich Re apo Hannover Re duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

LEXO EDHE: Top News: SIGAL UNIQA, nr.1 i Sigurimeve në Shqipëri/ Mes “Top 50” në Evropën JugLindore

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat