8.5 C
Tirana
Thursday, April 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeMbledhja e Grupit të Stabilitetit Financiar, AMF: Janë rritur primet, por edhe...

Mbledhja e Grupit të Stabilitetit Financiar, AMF: Janë rritur primet, por edhe dëmet paguhen më shpejt

Në datën 29 dhjetor 2021, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF).

Në këtë mbledhje, e cila u drejtua nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, morën pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë (BSH), Kryetari i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Drejtori i Përgjithshëm i AMF-së, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.

Programi i mbledhjes përfshinte vlerësimet më të fundit të autoriteteve të pranishme, mbi zhvillimet në institucionet dhe tregjet që mbikëqyrin.

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare i njohu të pranishmit me zhvillimet në kuadrin ligjor e rregullativ, si edhe me ecurinë e tregjeve financiare që mbikëqyr ky institucion.

Me objektivin për të rritur përputhshmërinë me standardet më të mira të fushës, u evidentua miratimi i disa ligjeve të rëndësishme, ku përfshihen ato “Për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”, “Për tregjet e kapitalit”, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, “Për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” dhe përgatitja e projektligjit “Për fondet e pensionit privat”.

Lexo edheRaporti i AMF/ Sigurimi Aksidente dhe Shëndeti, askush nuk paguan sa SIGAL UNIQA

Në prezantim u evidentuan zhvillimet në fondet private vullnetare të pensionit, fondet e investimeve dhe tregun me pakicë të letrave me vlerë. Tek ky i fundit, mbizotërojnë transaksionet mes individëve dhe preferenca për titujt afatshkurtër të borxhit të qeverisë.

Për tregun e sigurimeve, përfaqësuesit e AMF-së evidentuan rritjen e primeve të paguara bruto gjatë vitit, po edhe rritjen më të shpejtë të dëmeve të paguara.

Struktura e tregut mbizotërohet nga sigurimi i detyrueshëm motorik, i cili gjeneron edhe pjesën më të madhe të primeve të shkruara bruto.

Në tërësi, edhe këto tregje kanë treguar qëndrueshmëri dhe rritje të mirë të aktivitetit, pavarësisht ndikimit të pandemisë. Në vijim, u diskutua për disa çështje që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional për përmirësimin e funksionimit të këtyre tregjeve.

Pas diskutimit të çështjeve të mësipërme, drejtuesit e institucioneve vlerësuan pozitivisht zhvillimet në sistemin financiar, në tregjet financiare dhe në kuadrin rregullativ përkatës, duke konfirmuar qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Kjo qëndrueshmëri nuk u cënua nga ndikimi i pandemisë.

Drejtuesit e institucioneve theksuan rëndësinë e monitorimit të zhvillimeve financiare, pasi situata ekonomike dhe ajo e shëndetit publik ndeshen me sfida të vazhdueshme.

Lexo edhe: Siguracionet e makinës/ Raporti i AMF: SIGAL UNIQA e para në prime dhe në dëme të paguara

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat