11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMbi 29 miliardë lekë kredi në shkurt/ Pjesa më e madhe u...

Mbi 29 miliardë lekë kredi në shkurt/ Pjesa më e madhe u mor nga bizneset

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë po trokasin edhe më shpesh në banka këtë fillimvit.

Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se huamarrja vijoi vrullshëm edhe në shkurt, me mbi 29,3 miliardë lekë të dhëna nga 11 bankat në vend.

Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se muajin e shkuar qytetarët shqiptarë morën gati 8 miliardë lekë kredi. Më shumë se 3 miliardë prej u kërkuan pikërisht për blerje banesash.

LEXO EDHE: 30% më shtrenjtë në dy vite/ Pse po rriten çmimet e apartamenteve? Ç’duhet të dimë para se të marrim një kredi?

Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën mbi 21 miliardë lekë kredi gjatë shkurtit.

Në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë, kredia e re e dhënë nga bankat për bizneset u zgjerua me gati 73%.

Zgjerimi i kredimarrjes për qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë pritet të vijojë me ritme edhe më të shpejta në vijim. Kjo pasi rikthimi i inflacionit në vetëm 2,6% muajin e shkuar ka prodhuar sinjale për një zbutje të mundshme të normave të interesit nga Banka e Shqipërisë. Kjo do të bënte që kredia të ishte më e lirë, duke joshur më shumë qytetarë e sipërmarrës të trokasin në banka.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat