Shqiptarët mund të udhëtojnë tashmë në thuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian pa pasur nevojën e një certifikate vaksinimi, shërimi apo testi negativ.
E fundit që iu bashkua listës “Covid-free” është Gjermania, shtet në të cilin prej kësaj të shtune mund të udhëtohet lirisht.
Franca, Portugalia dhe Austria janë tre shtetet e vetme në kontinent që kërkojnë një certifikatë vaksinimi, shërimi apo test negativ për të hyrë në kufi.
Qytetarët shqiptarë mund të hyjnë lirisht edhe në vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi.
LEXO EDHE: Hiqen të gjitha kufizimet anti-Covid, ja çfarë ju duhet tani për të udhëtuar drejt Turqisë
Lëvizja pa detyrimin e të qenit i vaksinuar mundësohet edhe në skajet më të largëta si Arabia Saudite apo në një pjesë e madhe e vendeve të Amerikës Latine.
Sezoni turistik veror dhe ulja e infektimeve kanë qenë dy arsyet kryesore se pse shumë shtete kanë marrë vendimin e heqjes së masave anti-Covid në kufij.