11.5 C
Tirana
Sunday, May 12, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMarok, kostot e tërmetit mund të arrijnë deri në 8% të PBB-së

Marok, kostot e tërmetit mund të arrijnë deri në 8% të PBB-së

Bilanci deri tani është tragjik. Rreth 3000 është numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi Marokun mbrëmjen e së premtes. Ndërsa më shumë se 5500 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Risiguruesi francez SCOR deklaron se përveç numrit të madh njerëzor të shkaktuar nga tërmeti i dhunshëm që goditi Marokun natën e 8 shtatorit 2023, humbja e pronës mund të jetë e konsiderueshme pasi shumë banesa ishin të pasiguruara.

Thierry Léger, CEO i SCOR shprehet se, shumë shtëpi nuk ishin projektuar për t’i bërë ballë një tërmeti kaq të fuqishëm dhe për këtë arsye sigurimi i tyre ka qenë i vështirë.

Sipas “SCOR Global P&C”, shkalla e personave të siguruar në Marok është më e ulët se në Turqi, e cila u godit nga një tërmet masiv më 6 shkurt. Ndërsa një vlerësim paraprak nga Banka Botërore tregon se humbjet ekonomike të shkaktuara nga fatkeqësia në Turqi dhe Siri vlerësohen në 34 miliardë dollarë, ndërsa kostot për kompanitë e sigurimeve janë vlerësuar në 5.3 miliardë dollarë, sipas Swiss Re.

Humbjet nga tërmeti

Ndërkohë, Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) thotë se dëmet që vijnë nga fatkeqësia në Marok mund të arrijnë deri në 8% të prodhimit të brendshëm bruto të vendit ose rreth 10.7 miliardë dollarë, bazuar në vlerësimin e PBB-së së vendit të Afrikës së Veriut për 2022 prej 134.18 miliardë dollarësh.

Shqipëria, zonë sizmike por niveli i sigurimit ende i ulët

Vendi ynë, ashtu si Maroku, Turqia e vende të tjera në Mesdhe, është një zonë sizmike me tërmetet e vitit 2019 që janë shembulli më i mirë i këtij rreziku që është permanent.

Por fatkeqësisht harrojmë shumë shpejt. Sapo kalojnë disa ditë harrojmë që shtëpia, prona apo biznesi që zotërojmë duhen siguruar në mënyrë që në rast fatkeqësish barrën financiare t’ja kalojmë pikërisht kompanisë së sigurimit.

Për shkak të kaluarës komuniste, mungesës së kulturës financiare por edhe të mosbesimit të pabazuar në fakte se, kompanitë e sigurimeve nuk i paguajnë dëmet, numri i banesave dhe bizneseve të sigurara në Shqipëri mbetet ndër më të ultit në rajon dhe Europë.

Kompanitë e sigurimit nuk paguajnë“, nuk vlen për SIGAL UNIQA

Shpeshherë dëgjojmë në opinion publik fjali të tipit “kompanitë e sigurimeve nuk paguajnë dëmet“. Por ky opinion i ngritur në publik, nuk është aspak i vërtetë. Të paktën për kompani si SIGAL UNIQA Group Austria, lidere e tregut të sigurimeve.

Dhe mes të tjerash, korrektësia e kompanisë shqiptaro-austriake u vërtetua gjatë tërmeteve të vitit 2019 ku SIGAL UNIQA pagoi rreth 20 milionë euro dëmshpërblime. Dhe ishte e gatshme të paguante edhe më shumë nëse numri i të siguruarve do ishte më i lartë.

Një ndër shembujt e korrektësisë së SIGAL UNIQA, mes mijërave, është edhe ai i gazetarit Blendi Salaj, banesa e të cilit ishte e siguruar në këtë kompani sigurimi.

Unë kam një eksperiencë shumë të mirë. Erdhi dikush, e pa dhe pagesa u bë brenda javës. Unë nuk e prisja. Nuk e prisja. Kjo është eksperienca ime”, tha gazetari në puntatën e sotme të “Wake Up” në  Top-Channel ku u fol pikërisht për siguracionet.

Si funksionon Sigurimi nga Tërmetet?

Sigurimi nga tërmetet mund të blihet si një policë shtesë për sigurimin e pronës suaj, banesë apo biznes.

Ky sigurim është një kontratë ligjore me palë “kompaninë e sigurimit”, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër “të Siguruarin:

  • në masën e shumës së siguruar, që mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar në gjendjen para ndodhjes së tërmetit
  • në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar.

A ia vlen Sigurimi nga Tërmetet?

Tërmetet mund të godasin pa paralajmërim duke lënë pas dëme të mëdha.

Me rënien e tërmetit nuk shkunden vetëm themelet e shtëpisë por edhe financat tuaj pasi çdo dëm duhet ta paguani nga xhepi ndryshe nga një i siguruar që mbulohet nga kompania e sigurimit.

Si mund ta blini Sigurimi nga Tërmetet?

Ka dy mënyra

  • duke u paraqitur pranë një zyre të një kompanie sigurimi në qytetin tuaj
  • ONLINE 

Prej marsit 2007 pjesë e një prej grupeve më të mëdha të sigurimit në Europë, siç është “UNIQA Insurance Group”, por edhe falë bashkëpunimit me partnerë të tjerë, më të mëdhenj në botë në fushën e risigurimit si UNIQA RE, Swiss Re dhe Munich Re, SIGAL UNIQA ka një portofol mbulimi për të gjitha këto rreziqe, në çdo zonë të Shqipërisë.

Kjo korrektësi në pagimin e dëmeve, profesionalizmi i stafit dhe inovacioni në produktet e sigurimit që ofron ka bërë që prej vitit 1999 SIGAL UNIQA Group Austria të jetë kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Minimizoni në maksimum dëmet duke u siguruar

Asnjë kompani sigurimi në botë nuk parandalon ngjarje si tërmeti, zjarri apo përmbytja por duhet të dimë se, një Sigurim Shtëpie nuk mbron vetëm pronën tuaj. Ajo mbulon gjithashtu edhe pajisjet, mobiljet madje edhe dëmet që i shkaktohen një shtëpie tjetër nëse shkaku vjen nga banesa juaj.

Dhe sado shkatërruese të jetë një ndodhi, efekti pasues është më i vogël dhe dhimbjet më të pakta pasi kostot financiare mbulohen nga kompania e sigurimeve. Kështu, familjet kanë mundësi ta rindërtojnë sërish jetën si më parë pa qenë nevoja të presin dyerve të zyrave shtetërore.

Ndaj mos prisni më shumë! Siguroni banesën apo biznesin tuaj duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.

Merrni një ofertë duke shkruar tani në:

Whatsapp: 068 606 2829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat