16.5 C
Tirana
Wednesday, May 1, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakinat elektrike në Shqipëri, sa u regjistruan këtë vit? Toyota mes markave...

Makinat elektrike në Shqipëri, sa u regjistruan këtë vit? Toyota mes markave më të preferuara

Teknologjia e automjeteve ka përparuar vitet e fundit duke na drejtuar gjithmonë e më shumë drejt makinave elektrike.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i mjeteve rrugore elektrike në Shqipëri po rritet nga viti në vit.

Shifrat e “INSTAT” mbi karakteristikat e mjeteve rrugore flasin për 1,245 mjete ektrike në vendin tonë përgjatë vitit 2022, nga 624 gjatë vitit 2021.

Por si paraqitet numri i mjeteve elektrike të regjistruara këtë vit, çfarë marke janë dhe cili qark ka më shumë?

‘Scan Intel’ ka analizuar të dhënat nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor” për të parë se sa mjete elektrike janë regjistruar përgjatë periudhës Janar-Shtator të këtij viti. Nga të dhënat rezulton se gjatë kësaj kohe janë regjistruar gjithsej 1,200 mjete elektrike. Po ta analizojmë sipas muajve muaji Korrik ka regjistruar numrin më të lartë me 168 mjete elektrike.

Sipas të dhënave nga “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor”, ‘VOLKSWAGEN’ është marka që kryeson renditjen sa i përket makinave elektrike të regjistruara gjatë periudhës janar-shtator. Më pas ndjekin ‘MG’, ‘HYUNDAI’, ‘HONDA’, ‘MERCEDES BENZ’, ‘DONGFENG’, ‘AIWAYS’, ‘TOYOTA’, ‘BEIJING’ dhe ‘MILG’.

LEXO EDHE: ‘Alto Sh.p.k’, përfaqësuesi i vetëm i Toyota/ I vetmi distributor që ofron 10 vite garanci

Nga të dhënat e analizuara, sipas rretheve rezulton se, numri më i lartë i makinave elektrike është në Tiranë me 1,085 mjete. Durrësi ndjek në radhë me 40 mjete, pasuar nga Fieri me 22 mejte, Elbasani me 14 mjete, Saranda me 12 mjete dhe Laçi me 8 mjete ekektrike.

Gjirokastra, Kukësi dhe Peshkopia janë zonat më me pak makina elektrike të regjistruara, përkatësisht me nga 1 secili.

Referuar të dhënave zyrtare del se përgjatë kësaj periudhe, pra vetëm për Janar-Shtator të këtij viti, numri i mjeteve elektrike të regjistruara në Shqipëri në raport me popullsinë është 3 makina për 1,000 banorë.

LEXO EDHE: “Lëvizim Green”/ SIGAL UNIQA me flotë makinash elektrike: Bashkë për një Shqipëri më të gjelbër

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat