24.5 C
Tirana
Friday, May 17, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreLlogaritja e gabuar e përfitimeve nga sigurimi i jetës, thirrje kompanive siguruese:...

Llogaritja e gabuar e përfitimeve nga sigurimi i jetës, thirrje kompanive siguruese: Rishikoni saktësinë

Komisioni Australian i Letrave me Vlerë dhe Investimeve i ka bërë thirrje siguruesve të jetës që të rishikojnë saktësinë e sistemeve dhe kontrolleve të tyre për llogaritjen dhe pagesën e dëmeve.

Komisioni ka marrë raportime të shkeljeve nga shtatë sigurues të jetës për llogaritjen e gabuar të përfitimeve nga sigurimi i jetës. Sipas gabimeve të rezultuara, klientët e prekur ishin ose të nënpaguar ose të mbipaguar për dëmet e tyre.

Shkaqet e llogaritjeve të gabuar të përfitimeve të policave:

Llogaritja e gabuar e përfitimeve nga policat mund t’i atribuohen dështimeve të siguruesve të jetës për të interpretuar ose zbatuar saktë rregullat e produktit(eve). Shkaqet kyçe mund të jenë rezultat i:

  • Rregullave komplekse të produktit(eve) (veçanërisht ato që lidhen me indeksimin) që nuk janë kapur dhe zbatuar saktë në proceset dhe sistemet e administrimit të policave dhe kërkesave;
  • Trajnimi i papërshtatshëm i stafit, veçanërisht kur kërkohen procese manuale komplekse për vlerësimin dhe llogaritjen e përfitimeve për mbrojtjen e të ardhurave;
  • Sistemet teknologjike ‘të trashëguara’ të ndërlidhura dhe të vjetruara, duke përfshirë administrimin e policave dhe sistemin e përpunimit të dëmeve;
  • Kontrolli joefektiv për parandalimin dhe zbulimin në rast të zbatimit të gabuar të rregullave të produktit; dhe
  • Monitorimi i papërshtatshëm dhe joefektiv i rregullave të zbatuara të produktit.
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat