17.5 C
Tirana
Thursday, March 28, 2024
spot_img
Faqe KryesoreIntervista"LIGA UNIKE, bashkim kombëtar në basketboll", Ponari: Me Kosovën na ndajnë vetëm...

“LIGA UNIKE, bashkim kombëtar në basketboll”, Ponari: Me Kosovën na ndajnë vetëm financat

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Presideti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, z. Avni Ponari është shprehur se ndihet mirë edhe për faktin se ai është themelues i Ligës Unike.

Teksa flet për diferencat mes ekipeve kosovare dhe shqiptare, Ponari thekson se bëhet fjalë vetëm për ato në financa pasi edhe Shqipëria ka talente të mëdha duke pritut edhe një triumf në Ligën Unike.

“Diferenca jonë me Kosovën është e madhe nga pikëpamja financiare. Kështu që nëse ekipet shqiptare do të kenë një trajtim më të mirë financiar unë jam i bindur se ato do të jenë shumë më përpara se Kosova, pasi Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ka djem dhe vajza të shkëlqyera që duan të luajnë basketboll”, shprehet Ponari.

INTERVISTA:

Z. Ponari, Flamurtari fitoi Superkupën Mbarëkombëtare në Prizren, si do ta komenti këtë eveniment?

Për mua është një ngjarje shumë e rëndësishme sepse kam qenë themelues i Ligën Unike. Kjo Ligë do të thosha unë është një bashkim kombëtar në basketboll për të pasur një kupë unike, një Superkupë Unike dhe një kampionat unik. Flamurtarit i uroj shumë suksese dhe për mua është gëzim i dyfishtë që Superkupa vjen në Vlorë. Kjo e bën më të bukur këtë garë. Ky aktivitet kaq i bukur që është dhënë nga të gjitha televizionet e Kosovës dhe fatkeqësisht jo nga televizionet e Shqipërisë.

Cilat janë dallimet mes ekipeve të Shqipërisë dhe Kosovës sipas jush?

Diferenca jonë me Kosovën është e madhe nga pikëpamja financiare. Kështu që nëse ekipet shqiptare do të kenë një trajtim më të mirë financiar unë jam i bindur se ato do të jenë shumë më përpara se Kosova, pasi Shqipëria ka talente të jashtëzakonshme, ka djem dhe vajza të shkëlqyera që duan të luajnë basketboll.

A i kanë mundësitë ekipet e Shqipërisë për të triumfuar edhe në Ligën Unike?

Pse të mos jemi ne fitues të të gjitha kupave. Mundësitë tona janë. Ajo që kërkohet është një mbështetje financiare. Nëse e kemi këtë atëherë do të kemi basketboll elitar. Në Superkupën e meshkujve në Mitrovicë ishte edhe sekretari i përgjithshëm i FIBA botës dhe ishte një festë e jashtëzakonshme, ku në finale Tirana humbi ndaj Mitrovicës. Ndërsa dy ditë më parë në Shqipëri ishte presidenti i FIBA Europës, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të FIBA Europës që morën pjesë në një tjetër aktivitet të rëndësishëm të basketbollit. Ata e duan Shqipërisë, ata e duan basketbollin. Ata duan që basketbolli shqiptar të rritet pasi ne jemi një vend që mund të kemi një basketboll të shkëlqyer dhe shumë elitar.

Si e shikoni kampionatin kombëtar të këtij viti?

Kampionati ynë kombëtar është në kushte normale. Shumë ekipe janë të përgatitura denjësisht për t’u përfaqësuar në mënyrë dinjitoze në kampionat. Uroj të na japin lojëra sa më të bukura dhe uroj që “TVSH” ta transmetojë sa më shumë, sepse e ka lënë në hije transmetimin e ndeshjeve të basketbollit, duke përfshirë edhe televizionin shtetëror sportiv.

Ndërkohë, në basketboll kemi parë shpeshherë nga klubet polemika për sa i përket arbitrimit. Janë tejkaluar këto çështje?

Gjithmonë ka qenë një tendencë që humbësi të akuzojë arbitrat dhe nuk akuzon fuqinë e tij. Koshin nuk e bën arbitri, koshat i bëjnë lojtarët. Këmbëngulja ime ishte që gjykimi të jetë dinjitoz dhe sa më dinjitoz madje. Natyrisht që gabime njerëzore ka, por ne duam të jemi një sport që të japë gjallëri dhe të ketë sa më shumë të angazhuar. Basketbolli është lojë e njerëzve të zgjuar, të shkathët dhe modeli i organizimit të çdo lloj biznesi të suksesshëm.

Çfarë po bëhet që basketbolli shqiptar të ndërkombëtarizohet dhe të ketë të ardhme?

Tashmë ne jemi pjesë me grupin e fëmijëve U-14 në NBA. Një aktivitet shumë i rëndësishëm që u zhvillua me ambasadën e SHBA-së dhe Federatën Shqiptare të Basketbollit dhe uroj që ky NBA me 14- vjeçarët të na japë lojtarët e NBA në moshën 20-22-vjeçare, moshë e cila në Shqipëri fillon të zvogëlohet.

LEXO EDHESponsorizimi në Sport/ Finalja e sotme dhe shumë pikëpyetje për të gjithë që duan sportin

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat