11.5 C
Tirana
Saturday, May 4, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetLeje e re qarkullimi për mjetet/ DPSHTRR: Unifikon 3 dokumente dhe ul...

Leje e re qarkullimi për mjetet/ DPSHTRR: Unifikon 3 dokumente dhe ul kostot. S’ka nevojë as për patentë ndërkombëtare

Duke nisur nga data 6 qershor, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të nisë pajisjen me lejen e re të qarkullimit.

Sipas këtij institucioni, leja e re do të unifikojë dokumentet e mjetit, ku përfshihet leja aktuale, certifikata e pronësisë dhe leja ndërkombëtare të mjetit, ndërsa do të kushtojë 2 100 lekë.

Sipas DPSHTRR-së, kjo nënkupton një reduktim të shpenzimeve nga ana e qytetarëve, pasi kosto e këtyre dokumenteve aktualisht shkon në 3,500 lekë.

Formati i ri i lejes nuk do ketë vula kolaudimi, pra nuk bëhet e pavlefshme nga mungesa e vendit për vula si leja aktuale, si dhe nuk do të ketë afat skadence. Po ashtu, do të përfshijë të dhëna sipas kodeve të BE, datë regjistrimi për herë të parë, vit prodhimi, qiramarrës, etj. si dhe eliminon certifikatën e pronësisë së mjetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat