5.5 C
Tirana
Sunday, December 8, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKushton vetëm 5.000 Lekë në vit/ Çfarë përfitoni nga paketa "TeleShëndet"

Kushton vetëm 5.000 Lekë në vit/ Çfarë përfitoni nga paketa “TeleShëndet”

Pandemia COVID-19 ndryshoi shumë gjëra. Mes tyre edhe sjelljet dhe nevojat e individëve.

Nevoja për t’u këshilluar online dominoi realitetin e shumicës prej nesh dhe për këtë arsye SIGAL UNIQA Group Austria solli për herë të parë në Shqipëri “TeleShëndet”, shërbimin që ju mundëson këshillimin online me mjekun në çdo orë të ditës e në çdo ditë të vitit. Jo vetëm në Shqipëri por edhe kur ndodheni jashtë vendit.

LEXO EDHENormalizimi i turizmit ndikim edhe në tregun e sigurimeve/ SIGAL, lider në treg për “Karton Jeshil” dhe “Shëndet në Udhëtim”

Nëpërmjet “Teleshëndet” ju mundësohen:

  • Telefonata Video dhe audio me një mjek të përgjithshëm 24/7 ditë të javës
  • Telefonata Video dhe audio me mjekë specialistë, në ditë të caktuara për të cilat ju do të njoftoheni nga aplikacioni, nëse e keni të shkarkuar atë;
  • Mundësinë për të lexuar artikuj në lidhje me shëndetin;
  • Qasje online dhe 24/7 në kartelën tuaj mjekësore. Gjatë telefonatave mjekët do të lënë komente mbi gjendjen mjekësore, ankesat dhe simptomat tuaja dhe rekomandimet e dhëna prej tyre, informacion ky i cili do ndihmojë që gjatë vizitave të ardhshme të keni një historik të gatshëm, duke shmangur mbi të gjitha mbajtjen e letrave mjekësore me vete;
  • Akses në kohë reale me kontaktet e klinikave dhe spitaleve me të cilat SIGAL UNIQA bashkëpunon;
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shkarkoni kartën tuaj të sigurimit të shëndetit, elektronikisht në çdo moment.
  • Në aplikacion do të keni mundësi të shikoni 24/7 procesin e rimbursimit të praktikës suaj shëndetësore;

LEXO EDHENjë në tre fëmijë në Shqipëri probleme me shikimin/ “TeleShëndet” ju mundëson vizita falas dhe zbritje për syzet optike

Ledita Mezini, pedagoge prej 16 vitesh dhe nënë e dy fëmijëve, është një ndër klientet e para të “TeleShëndet”.

“Më pëlqeu TeleShëndet nga SIGAL sepse gjatë periudhës së COVID-it ishte shumë e vështirë të aksesoja te mjeku ndërkohë që TeleShëndet më ofronte mundësinë që 24 orë të kisha mundësinë të diskutoja problemet e mia mjekun.

Jam shumë e kënaqur nga shërbimi. Disa herë që kam komunikuar me mjeket, ato kanë qenë korrekte, më kanë kthyer përgjigjet e duhura.

Unë kam zgjedhur paketën familjare të TeleShëndet, e cila më ofron mundësinë të konsultohem me mjekun jo vetëm për vete, për bashkëshortin tim por edhe për dy fëmijët e mi. Falenderoj SIGAL për këtë mundësi dhe për këtë produkt mjaft inovativ”.

Si shkarkohet dhe si mund të blihet?

SHKARKONI FALAS APLIKACIONIN TELESHËNDET në App Store OSE  Google Play

BLINI APLIKACIONIN TELESHËNDET ONLINE në https://sigal.com.al/teleshendet/ ose, pranë çdo pike shitje të SIGAL UNIQA në qytetin ku jetoni.

Për çdo pyetje apo paqartësi:

Whatsapp: +355 68 606 2829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHEZgjerohet rrjeti i klinikave dhe spitaleve, tani më shumë përfitime me TeleShëndet

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat