9.5 C
Tirana
Tuesday, April 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMakina futet kundravajtje/ Dy viktima në Itali, mes tyre 1 shqiptare, plagosen...

Makina futet kundravajtje/ Dy viktima në Itali, mes tyre 1 shqiptare, plagosen 3 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali me pasojë jetën e 2 personave dhe plagosjen e 3 të tjerëve, mes të cilëve dhe një fëmijë.

Sipas Corriere della Serra, një makinë ka udhëtuar 5 kilometra në drejtimin e kundërt të lëvizjes në rrugën mes Gropello Cairoli dhe Casei Gerola në momentin që u përplas me një tjetër automjet.

Përplasja mes dy mjeteve rezultoi fatale për drejtuesin e automjetit që po lëvizte në sensin e kundërt, Giuseppe Maria Garavaglia dhe 35-vjeçaren shqiptare Matilda Hidri shofere në automjetin tjetër.

Pesë makina u përfshinë në aksident, dhe 3 persona mbetën të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë 4-vjeç.

Një nga të plagosurit ndodhet në spital në gjendje më të rëndë.

LEXO EDHEKartoni Jeshil, pasaporta për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

LEXO EDHEAsistencë Rrugore për herë të parë në Shqipëri/ “SIGAL UNIQA AUTOSOS”, me ju në çdo rrugë të Europës

Ndërkohë një prej dëshmitarëve të aksidentit fatal ka rrëfyer momentin kur ndodhi aksidenti.

“Pashë një makinë që lëvizte në drejtim të gabuar në autostradë. Ai po udhëtonte me shpejtësi të madhe në drejtim të kundërt në korsinë që zakonisht përdoret për parakalim. Më duhej të shihesha dy herë në pasqyrën e pasme për të bindur veten se ajo që kisha parë ishte e gjitha e vërtetë. Pas pak minutash ndodhi e pashmangshmja. Këmbët më dridhen ende. Unë mund të kisha qenë në mesin e viktimave. Ishte thjesht çështje kohe”, rrëfeu ai.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat