13.5 C
Tirana
Friday, May 3, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKursi i patentës, shtrenjtimi i çmimeve nuk rrit sigurinë në rrugë

Kursi i patentës, shtrenjtimi i çmimeve nuk rrit sigurinë në rrugë

Shtrenjtimi i kostos së një patente nuk do të ketë impakt në rritjen e sigurisë rrugore.

Sipas ekspertit Artur Sulçe, drejtuesit e rinj janë përgjegjës për një numër relativisht të ulët të aksidenteve.

Ndërsa masat në të shkuarën kanë treguar se rreptësia e gjobave apo çmimet e shërbimeve nuk përkthehen në kujdes të shtuar në rrugë.

Duke marrë shembujt e çmimeve të autoshkollave në Europë, Sulçe deklaron se niveli i tarifave duhet të ishte vendosur në bazë të të ardhurave të popullsisë. Ndërsa shumë shtete lejojnë që testimi teorik të mos ketë të detyrueshëm frekuentimin e një autoshkolle.

LEXO EDHEAksidentet rrugore, nga shoferët me mbi 9 vite me patentë/ Qarqet e intervalet kohore me numrin më të lartë të tyre

Eksperti shprehet se çmimet e reja nuk do të rrisin domosdoshmërisht cilësinë e mësimdhënies në autoshkolla. Ndërsa thekson se siguria rrugore kërkon një plan të koordinuar nga të gjithë institucionet përgjegjës.

Ekspertët kërkojnë prej vitesh përfshirjen në kurrikulat mësimore të sigurisë rrugore, në mënyrë që edukimi qytetar me normat e sjelljes në rrugë të vijë gradualisht.

LEXO EDHEMë shumë dëme nga aksidentet rrugore/ Kompania e sigurimit që ka paguar më shumë gjatë 2022-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat