6.5 C
Tirana
Saturday, April 20, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKurimi i pandemisë, barrë plus për familjet shqiptare/ Zgjidhja që të shmangni...

Kurimi i pandemisë, barrë plus për familjet shqiptare/ Zgjidhja që të shmangni hallin e parave në rast sëmundjeje

Besnik Jakaj, ekspert për shëndetësinë tregon se sa i ka kushtuar shëndetësia shqiptarëve në këtë periudhë pandemie.

I ftuar në “A2 Business” në A2 CNN, Jaka u shpreh: “Përveç ilaçeve, dikush që mendon se ka Covid-19 do të drejtohet nëpër laboratorë e klinika private, plus tamponëve. Më pas, vijnë shpenzimet për ilaçet. 99% e qytetarëve nuk presin ta bëjnë tamponin te shteti, por shkojnë në klinika private”.

Jakaj llogariti edhe koston e prekjes nga koronavirusi për një qytetar shqiptar: “Kostoja financiare ka qenë e jashtëzakonshme sepse kemi pasur edhe abuzime në tregun farmaceutik, me çmimet e antiviralëve. Mesatarisht, një person që ka kaluar Covid-19, ka shpenzuar nga 90,000 deri në 200,000 lekë. Pa përfshirë këtu koston e infermierit”.

Ndërkohë eksperti i çështjeve financiare Adrian Civici deklaroi se “kurimi ndaj pandemisë është një barrë plus për individët dhe familjet shqiptare” dhe nënvizoi se duke qenë se kemi një popullsi me moshë të madhe, kjo gjë “do të jetë kosto për sigurimet shoqërore dhe për buxhetin”.

Po të shtojmë se jemi në situatë të jashtëzakonshme pandemie, zgjidhja e vetme mbeten strukturat private. Një numër i madh qytetarësh i drejtohen privatit për konsulencë dhe mjekime. Duke iu referuar rasteve të ngjashme të vendeve të tjera, ka pasur debate deri ku do të shkonte rimbursimi për pacientët. Me përjashtim të rasteve të rënda që kanë pasur nevojë për spital, blerja e ilaçeve ka detyruar qytetarët që të mos bëjnë shpenzime të tjera dhe ta kalojnë vëmendjen te shpenzimet shëndetësore”.

Dua të shtoj se ne kemi një problem edhe më të përgjithshëm, që duke u shtuar popullsia me moshë të madhe, do të kthehet problem në vazhdimësi, edhe kur të përfundojë pandemia. Mosha e tretë do të duhet të marrë mjekime dhe kjo do të jetë kosto për sigurimet shoqërore dhe për buxhetin”.

Siguria dhe qetësia juaj është ajo për të cilën ne punojmë dhe luftojmë çdo ditë dhe gjatë vitit që lamë pas SIGAL UNIQA e bëri më së miri detyrën e saj parësore: shërbimin më të mirë ndaj klientëve me produktet më të mira të sigurimeve.

Teksa vendi, ashtu si e gjithë bota, kalonte momente të vështira për shkak të pandemisë, SIGAL UNIQA hodhi në treg produktet e sigurimit që ishin dhe janë unike në tregun shqiptar dhe jo vetëm.

TELESHËNDETaplikacioni që sjell mjekun në telefonin tuaj, u erdhi në ndihmë qytetarëve duke u dhënë shërbimin e mjekut në shtëpi, punë apo udhëtim, duke mos patur nevojën të shkojnë dyerve të qëndrave shëndetësore apo spitaleve.

JETË PLUS – SIGURACIONI QË MBULON DERI NË 1 MILION EURO SHPENZIME SHËNDETËSORE E SPITALORE

Lexo edheCovid-19, Omicron, kancer, aksidente… Si të mbrojmë shëndetin në këto kohë të vështira

Sigurimi anti-COVIDNë një situatë të tillë frike dhe pasigurie për shëndetin, SIGAL UNIQA hodhi në tregun produktin e rradhës që u vjen në ndihmë familjeve që preken nga virusi i pabesë.

Ky sigurim mbulon:

a) Trajtime në spitale e klinika private brenda dhe jashtë vendit

b) 3 mijë lekë në ditë shpërblim në rast se shtrohesh në spital për COVID për një periudhë deri në 20 ditë

c) 2 mijë lekë në ditë shpërblim nëse kurohesh në shtëpi për COVID deri në ekzaminimin e dytë negativ.

d) 20 mijë lekë shpenzime për ilaçet e nevojshme për kurimin nga virusi COVID të rekomanduara nga mjeku.

e) Shpenzimet per kryerjen e Tamponit

f) 1 milionë lekë në rast humbje jete

Por mos harroni edhe “TeleShëndet“, shërbimi që ju sjell mjekun në celularin tuaj, 24 orë në ditë në 7 ditë të javës.

Falë këtij produkti inovativ mijëra klientë nuk kanë nevojë të presin në rradhë dyerve të mjekëve por mund të këshillohen kudo ndodhen përmes telefonit. Ndërkohë që, edhe përfitimet e përdoruesve të TeleShëndet sa vijnë dhe shtohen.

Çdo njeri që blen Teleshëndet në SIGAL UNIQA Group Austria, do të ketë këto përfitime në Klinikën Private “MultiMedical Center” në Tiranë.

  • 1 Check up në vit: Gjak komplet, urinë komplet, glicemi esëll, kolesterol, SGPT, SGOT, Azotemi, Kreatinemi, EKG + vizitë, 1 echo me zgjedhje dhe interpretim analizash
  • 35% zbritje për ekzaminime për ndjekjen e shtatëzanisë: Analizat e tremujorit të parë, të dytë dhe të tretë)

  • 50% zbritje për ekzaminime dhe vizita të tjera mjekësore
  • Vizitë okulistike falas
  • Vizitë dentare falas dhe higjenizim me 60% zbritje

Çdo njeri që blen Teleshëndet me SIGAL UNIQA, do të ketë këto përfitime në “Spitalin Memorial” në Fier: 

  • 1 Check up në vit: Gjak komplet, urinë komplet, glicemi esëll, kolesterol, SGPT, SGOT, Azotemi, Kreatinemi, EKG + vizitë, 1 echo me zgjedhje dhe interpretim analizash
  • Çmime me zbritje preferenciale për shërbimet mjekësore pranë këtij spitali.

Ndaj, mënyra më e mirë për të shmangur kostot financiare në rast sëmundjeje është Sigurimi Privat i Shëndetit. Dhe kompania që ofron produktet më të mira në tregun shqiptar është SIGAL UNIQA Group Austria.

Lexo edhe: Shëndeti i besohet SIGAL UNIQA-s, kompania me më shumë dëme të paguara gjatë 2021-shit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat