10.5 C
Tirana
Monday, April 29, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKujdes nga skemat e mashtrimeve/ Aksidentohet për vdekje famijari, agjensia funerale e...

Kujdes nga skemat e mashtrimeve/ Aksidentohet për vdekje famijari, agjensia funerale e lidh me dajën avokat. Ky i fundit…

Më 23 shtator 2022, Dervish Arapin, 61 vjec, banues në Patos, aksidentohet për vdekje nga një automjet, ngjarje e ndodhur pranë Kthesës së Patosit. makina pranë Kthesës së Patosit.Genti-administratori i një agjencie funerali në Fier, i lidhi familjarët me dajën e vet avokat.

Ky avokat ka lidhur disa akt-marrëveshje noteriale me ta, duke marrë përsipër përfaqësimin në të gjitha institucionet, si për cështjen penale, ashtu edhe për dëmshpërblimin.

Familjarët, jo vetëm që nuk e njohin, por ai u mbyll telefonin. Pa asnjë komunikim me avokatin, familjarët i janë drejtuar edhe prokurorisë, ku edhe ky institucion, nuk u ka dhënë asnjë informacion lidhur me hetimin.

Pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, pas shumë kohësh familjarët marrin përgjigje zyrtare nga Prokuroria e Fierit. Organi i Akuzës shpjegon, se janë bërë disa veprime, si: akt ekspertimi autoteknik, aktekspertimi toksikologjik-ligjor, tabela fotografike, janë pyetur disa persona, por prokuroria është në pritje të shqyrtimit të pamjeve filmike.

Dëmet shëndetësore shkaktuar në aksidente rrugore, ashtu siç është faktuar në vazhdimësi, janë kthyer gjithnjë edhe më shumë në nje mundësi për gjueti mjeshtërore nga ana e avokatëve.

Ata i ‘peshkojnë’ klientët e tyre në Spitale dhe jo vetëm ku ‘kapin rastin’ dhe hidhen në sulm duke bërë premtime të menjëhershme.

Ata trumbetojnë se ‘gjoja’ kompanitë e sigurimit nuk paguajnë dhe se ata, pra këta avokatë, i detyrojnë kompanitë që të paguajnë. Një prokurë e posaçme dhe e menjëhershme për shkak të gjendjes së vështirë ku mund të ndodhen klientët krijon një nyje lidhëse nëpërmjet së cilës mbërthehet viktima e rradhës.

Nëpërmjet prokurës bllokohet pasuria, shtëpia, biznesi apo çfarëdolloj aseti tjetër që familja mund të ketë dhe këtu fillon kalvari që mund të zgjasë nga 2 deri në 5 vjet.

Nxitur nga kjo situatë CEO i kompanisë së sigurimit SIGAL UNIQA Group Austria z. Avni Ponari, në një intervistë të mëparshme televizive, i bëri apel qytetarëve:

“Duke iu drejtuar palëve të treta, duke zgjedhur ndërmjetës nuk bëjnë gjë tjetër veçse humbasin gjysmat e parave që u takojnë. Ndoshta i humbasin edhe fare sepse raste kur avokatët ua kanë marrë të gjitha lekët dhe nuk u kanë dhënë asgjë. Dhe tani vazhdojnë ti ndjekin me gjyqe”. 

LEXO EDHE: 1165 aksidente rrugore dhe 1599 të aksidentuar gjatë 2022/ Shkaqet, pasojat financiare dhe roli i “sekserëve”

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat