11.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreEkonomiKrizë urie në Afganistan/ Prindërit drogojnë fëmijët që të flenë, s'kanë me...

Krizë urie në Afganistan/ Prindërit drogojnë fëmijët që të flenë, s’kanë me çfarë t’i ushqejnë

Afganët po u japin fëmijëve të tyre të uritur qetësues dhe valium, të tjerë kanë shitur vajzat dhe organet e tyre për të mbijetuar. Në dimrin e dytë që kur talebanët morën pushtetin dhe fondet e huaja u ngrinë, miliona njerëz janë një hap larg urisë.

“Fëmijët tanë vazhdojnë të qajnë dhe ata nuk flenë. Ne nuk kemi ushqim,” tha Abdul Wahab.

“Kështu që shkojmë në farmaci, marrim kokrra dhe ua japim fëmijëve që të ti vëmë në gjumë,” tha ai.

Ai jeton pak jashtë Heratit, qyteti i tretë më i madh i vendit, në një vendbanim me mijëra shtëpi të vogla balte që është rritur gjatë dekadave, të mbushura me njerëz të zhvendosur dhe të goditur nga lufta dhe fatkeqësitë natyrore.

Abdul është mes një grupi burrash që u mblodhën rreth grupit tëxhirimit të BBC. Ata i pyetën, se sa prej tyre u jepnin fëmijëve të tyre për t’i vënë në gjumë.

“Shumë prej nesh, të gjithë ne”, u përgjigjën ata.

Një prej tyre nxorri nga xhepi një pako alprazolam – qetësues që zakonisht përshkruheshin për të trajtuar çrregullimet e ankthit.

Ghulam ka gjashtë fëmijë, më i vogli një vjeç. “Madje ia jap dhe atij”, tha ai.

Të tjerë treguan tableta escilatopram dhe tableta sertraline që thanë se po ua jepnin fëmijëve të tyre. Ato zakonisht përshkruhen për të trajtuar depresionin dhe ankthin.

Mjekët thonë se kur u jepen fëmijëve të vegjël që nuk marrin ushqimin e duhur, ilaçe të tilla mund të shkaktojnë dëmtim të mëlçisë, së bashku me një sërë problemesh të tjera si lodhja kronike, gjumi dhe çrregullime të sjelljes.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat