15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKriza në Detin e Kuq/ Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, sa do...

Kriza në Detin e Kuq/ Anijet nga Kina ndryshojnë itinerar, sa do të rriten kostot?

Qytetarët shqiptarë pritet të përballen me një valë të re të rritjes së çmimeve për shumë produkte në vend.

Për shkak të krizës në Detin e Kuq, kompanitë detare të transportit nga Kina, nuk po lundrojnë më në këtë hapësire detare, duke zgjedhur itinerare të reja më të gjata, për shkak se rebelët e Huthit në Jemen, të mbështetur nga Irani, kanë filluar t’i sulmojnë anijet tregtare në Detin e Kuq me raketa dhe dronë në fund të vitit të kaluar.

Por sa do të rriten kostot nga ky itinerar i ri?

Sipas të dhënave nga kompanitë e transporteve, të siguruara nga SCAN, në 15.12.2023 çmimi ishte 2,300 dollarë për një kontejner transporti detar, ndërsa aktualisht është rritur në 4170 dollarë.

Po ashtu, kjo situatë, do të sjellë vonesa në transport. Nëse më parë ngarkesa vinte në port për 40-45 ditë, tashmë kohëzgjatja arrin deri në 20 ditë më shumë.

Por sa janë importet dhe çfarë importojmë më shumë nga Kina?

Në vitin 2023 vlera e importeve të produkteve nga Kina arriti në afro 977 milionë dollarë, një vlerë kjo shumë e lartë për një treg si Shqipëria.

Ndër produktet më të importuara dhe që pritet të preken nga rritja e çmimeve për shkak se prodhuesit do ti shkarkojnë kostot e shtuara të transportit tek mallrat, janë artikujt e veshjes, ku vlera e të cilave për vitin 2023 arrin në 73 milionë dollarë; mjetet e transportit të ndryshëm me një vlerë prej 58.6 milionë dollarë, giza dhe çeliku si dhe artikuj të tyre, plastika, mobiljet, lodrat, goma dhe artikuj të saj, letra si dhe kimikate organike.

Po ashtu në listë janë edhe artikuj të tjerë që edhe pse nuk importohen në sasi dhe vlerë të lartë, sërish do të ndikohen nga situata, siç janë alumini dhe artikuj të tij, vegla pune, produkte qeramike, drithëra, druri etj.

LEXO EDHE: Përgatituni për më të keqen, mbrohuni me më të mirët/ Sigurimi i Mallit në Transport, minimizim i pasojave financiare

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat