19.5 C
Tirana
Saturday, October 5, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKompania lider e sigurimeve në Kosovë

Kompania lider e sigurimeve në Kosovë

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA vazhdon të jetë lider në tregun e sigurimeve edhe në Kosovë.

Sipas raportit më të fundit nga BQK (Banka Qendrore e Kosovës), SIGAL UNIQA kryeson tregun e sigurimeve të Jo-Jetës sa i përket primeve të shkruara në periudhën janar-gusht 2024.

 

Nga 10 kompani që operojnë në treg ajo zë 14.5% të totalit.

 

 

Nëse për të njëjtën periudhë të një viti më parë SIGAL UNIQA Kosova numëronte 13,2 milionë euro prime, këtë vit shifra ka shkuar në mbi 15.6 milionë euro çka tregon edhe besimin në rritje ndaj kompanisë.

 

Pa harruar që, rreth 9 milionë euro prime i përkasin sigurimeve vullnetare.

 

RAPORTI I PLOTË

 

SIGAL UNIQA Group Austria – Kosova

 

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova u themelua në vitin 2003.

 

Sot, pas më shumë se 20 vjetësh, ajo mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Kosovë.

 

Gjatë këtyre viteve, SIGAL UNIQA ka njohur rritje vit pas viti dhe aktualisht numëron mbi 202 milionë Euro prime dhe mbi 86 milionë euro dëmshpërblime tek klientët e saj.

 

Një tjetër “armë” e fortë e SIGAL UNIQA – Kosova është edhe shërbimi profesional ndaj klientit. Jo vetëm duke qenë pranë tyre kur ata kanë më shumë nevojë, në momentin e dëmshpërblimit, por edhe duke ofruar atyre produkte novatore që lehtësojnë përditshmërinë e tyre.

 

Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar.

 

Qindra punonjës të SIGAL UNIQA kanë marrë trajnime profesionale, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Vjenë. Sepse prej vitit 2007, SIGAL UNIQA Group Austria është pjesë e një prej grupeve kryesore të sigurimeve në Europë, me një eksperiencë mbi 200-vjeçare, “UNIQA Insurance Group”.

 

Por SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë ka qenë edhe një nga kontribuesit kryesor të jetës ekonomiko-financiare të vendit. Gjatë këtyre viteve ajo jo vetëm që ka kryer mbi 12 milionë euro investime por ka qenë suportuese e Sportit, Artit, Kulturës e shumë fushave të tjera.

 

LEXO EDHEKampionët me kampionët/ Vijon bashkëpunimi KB Prishtina-SIGAL UNIQA

 

Ndaj sot, ajo është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.

 

Web: www.sigal-ks.com

Whatsapp: +383 38 240 241

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat