6.5 C
Tirana
Wednesday, November 13, 2024
spot_img
Faqe KryesoreKryesoreKëto janë 10 qytetet më të sigurta në botë

Këto janë 10 qytetet më të sigurta në botë

Kopenhagen është shpallur qyteti më i sigurt në botë në një studim të ri nga Economist Intelligence Unit (EIU).

Kryeqyteti danez ia kaloi ish kryesuesve si Tokio, Singapori dhe Osaka në edicionin e katërt të Indeksit të Qyteteve të Sigurta nga EIU, i cili për herë të parë përfshinte metrikën e sigurisë mjedisore.

Në një studim të pesë shtyllave të sigurisë urbane – dixhitale, shëndetësore, infrastrukturore, personale dhe mjedisore – Kopenhagen kryesoi listat, duke shënuar 82.4 nga 100 pikë.

Qyteti europian u ndoq nga Toronto me 82.2 pikë. Singapori, Sidnei dhe Tokio, përfshihen rregullisht ndër pesë të parët në listë.

Më poshtë janë 10 qytetet më të sigurta në botë:

  1. Kopenhagen
  2. Toronto
  3. Singapor
  4. Sidnei
  5. Tokio
  6. Amsterdam
  7. Uellington
  8. Hong Kong
  9. Melburn
  10. Stokholm

Indeksi i Qyteteve të Sigurta nga EIU këtë vit renditi 60 qytete sipas 76 treguesve të sigurisë, duke përfshirë më gjerësisht sigurinë globale urbane.

Shtimi i shtyllës së re të sigurisë mjedisore pasqyron rritjen e rëndësisë së çështjeve të qëndrueshmërisë dhe masave të përshtatjes me ndryshimin e klimës pas pandemisë së koronavirusit. Toronto dhe Kopenhagen performuan më mirë në shtyllën e re të sigurisë mjedisore sesa tre qytetet e para të viteve të mëparshme.

Covid-19 dëmton sigurinë globale

Në të vërtetë, krahas sigurisë shëndetësore, koronavirusi kishte një ndikim në të gjitha metrikat e sigurisë, vunë në dukje autorët e raportit.

“Covid-19 ka ndikuar në të gjitha aspektet e sigurisë urbane”, tha Pratima Singh, drejtori i projektit të Indeksit të Qyteteve të Sigurta nga EIU.

Siguria dixhitale, për shembull, është bërë një prioritet më i lartë pasi puna dhe tregtia janë zhvendosur online, ndërsa siguria e infrastrukturës duhej të modifikohej për shkak të ndryshimeve në udhëtime dhe konsumin e shërbimeve.

Singh tha se gjetjet duhet të veprojnë si një kujtesë për qeveritë dhe politikëbërësit për nevojën për investime të mëtejshme në masat e sigurisë – veçanërisht në vendet e paqëndrueshme politikisht dhe ekonomikisht.

Ndër më pak të sigurtat nga 60 qytetet e matura ishin Lagos, Kajro, Karakas, Karachi dhe Yangon.

“Ne po shohim një lidhje shumë të fortë midis vendeve me të ardhura të larta dhe performancës në indeks”, tha Singh. “Disa nga vendet me të ardhura më të larta… gjithashtu performojnë mirë në infrastrukturë, ndërsa disa nga vendet me të ardhura më të ulëta duhet t’i japin përparësi më tepër investimeve në infrastrukturë”.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat