15.5 C
Tirana
Thursday, May 2, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetKërcënimi nga “Omicron”/ Asnjë masë shtesë për të parandaluar variantin e ri

Kërcënimi nga “Omicron”/ Asnjë masë shtesë për të parandaluar variantin e ri

Nën kërcënimin e variantit “Omicron” që ka pushtuar Europën, në shumë vende ka nisur ashpërsimi i masave anti-Covid, si një mburojë më shumë në këtë betejë, sa kohë që është në pikëpyetje efektiviteti i vaksinave ndaj këtij mutacioni të ri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë doli me deklaratën se “Omicron” është më i transmetueshëm se varianti “Delta”, gjë që ka ngjallur jo pak shqetësim.

MASAT
Zyrtarisht në vendin tonë nuk është konfirmuar mbërritja e variantit të ri, por sa kohë që në pikat kufitare nuk është ndërmarrë asnjë masë shtesë, atëherë rreziku është i lartë. Në mbledhjen e zhvilluar në fillim të këtij muaji, Komiteti i Ekspertëve vendosi që të ndalojë shtetasit të cilët vinin nga disa shtete të Afrikës, por në kushtet aktuale, kur ky variant është i përhapur në 89 shtete, është me rëndësi rishikimi i këtyre masave. Nga ana tjetër, çfarë vihet re është që kufizimet, të cilat qëndrojnë për muaj me radhë në fuqi, nuk respektohen. Grumbullimet në masë, si edhe mosmbajtja e maskës në ambientet e mbyllura haset pothuajse gjithandej.
SITUATA
Prej fillimit të këtij muaji vihet re një rënie e shkallës së infeksionit, si edhe e rasteve fatale si pasojë e koronavirusit. Kjo është çka vihet re së paku nga informacioni zyrtar. Në harkun e 24 orëve të fundit janë raportuar 228 të prekur, si edhe 5 humbje jete. “Janë kryer 2370 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 228 qytetarë. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 144 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Elbasani 57 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 59-75 vjeç, një qytetar nga Fieri 77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 82 vjeç”, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë. /Panorama
spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat