14.5 C
Tirana
Friday, April 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetJaponi, çfarë fshihet pas rritjeve të vdekjeve nga Covid-19?

Japoni, çfarë fshihet pas rritjeve të vdekjeve nga Covid-19?

Imuniteti i dobët ndaj Covid-19 dhe një popullsi në rritje e të moshuarve po nxit një rritje të vdekjeve nga koronavirusi në Japoni, e cila për një kohë të gjatë kishte mbajtur disa nga kufizimet më të rrepta pandemike, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Japonia më përpara krenohej me një nga nivelet më ët ulëta të vdekshmërisë nga Covid-19, por shifra ka ardhur në rritje nga fundi i vitit 2022.

Kjo shifër arriti një maksimum historik më 20 Janar të këtij viti duke tejkaluar Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Korenë e Jugut, sipas bazës së të dhënave nga Universiteti i Harvardit.

Japonia ishte kryesosht e mbyllur për vizitorët e huaj nga viti 2020 deri në mes të muajit Qershor të vitit të kaluar. Më pas hapi kufijtë e saj me kujdes për udhëtarët. Disa nxënës ushqeheshin vetëm për më shumë se dy vjet pasi shkollat ​​vendosën ndalime për bisedat e drekës mes nxënësve.

Ndërsa kufizimet lehtësohen, imuniteti i ulët i popullatës ndaj Covid-19 mund të shkaktojë rritje të infeksioneve.

Ekspertët thanë se shumica e vdekjeve të fundit nga Covid janë të moshuar me kushte themelore mjekësore. Kjo është në kontrast me valën fillestare të vdekjeve që ishin për shkak të pneumonisë dhe shpesh trajtoheshin në kujdesin intensiv.

Para se të godiste varianti Omicron, vdekjet nga Covid ndodhën kryesisht në qytete si Tokio dhe Osaka, por tani ka raste në të gjithë Japoninë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat